09:16 Horoskopi
09:26 "Procesi Sportiv" R
Programi i plote
PUBLICITET
Kongresi i Aleancës Kuq e Zi
16/06/2012

E lindur si një lëvizje qytetare më shumë një vit më parë, Aleanca Kuq e Zi ka bërë mjaft rrugë ndërkaq. Ajo është sot një parti politike, e regjistruar në gjykatë si e tillë dhe e gatshme për t'u përballur në zgjedhjet e ardhshme.

Ngjyrat e saj kuq e zi dhe veprimet plot simbolikë patriotike, u shpalosën edhe të shtunën paradite në Tiranë. Marshimi i delegatëve të Kongresit të parë nga sheshi 'Skënderbej' në Pallatin e Kongreseve i ngjajti një mitingu, me thirrje për largimin e qeverisë. Në fakt, Kreshnik Spahiu nuk e fshehu synimin e Aleancës Kuq e Zi për të prishur status quo-në e liderëve të njëjtë gjatë këtyre 20 vjetëve.

"Aleanca Kuq e Zi vjen sot për herë
Aleanca Kuq e Zi vjen sot për herë të parë, si një alternativë qeverisëse, më e mira, më profesonalja, me forcën e duhur për të thyer themelet e partive tradicionale

Kreshnik Spahiu
të parë, si një alternativë qeverisëse, më e mira, më profesonalja, me forcën e duhur për të thyer themelet e partive tradicionale, të cilat nuk duan t'u përmendim as emrin dhe që koha tashmë u ka perënduar", tha Spahiu.

Sipas Kreshnikut Spahiut kjo përpjekje për ndryshim do të kurorëzohet me sukses, sepse Aleanca Kuq e Zi gjen frymëzim në vlerat dhe simbolet e kombit.

"Dhe ne vijmë si një agim kuq e zi, për të ribërë Atdheun, atje ku filloi shpërbërja, te himni, i cili largoi nga lufta njeriun tradhëtor, që çdokush e njeh tashmë, e më pas krejt ndryshe për ju që jeni krenarë me qenë shqiptarë, në ato vargje të himnit fatkeqësisht të munguara: 'Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombe shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të për të jetojmë ne'", tha Spahiu.

Ky kongres i parë kishte një karakter themelues dhe organizativ, me synim për të zgjedhur sekretariatin e përkohshëm, ku spikasin emra si Myslym Pashaj, Lisien Bashkurti, Ago Nesho, Aldo Shala, Rezear Balla, etj. Këshilli Kombëtar i Përhershëm, kryesia dhe nënkryetari do të zgjidhen në një kohë të mëvonshme. Kurse për postin e kryetarit ka vetëm një kandidaturë, ajo e Kreshnik Spahiut.









/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
“E majta fiton 80 mandate”
Lëvizja Socialiste për Integrim, në një miting në qytetin e Fierit, prezantoi kandidatët në këtë qark.
“Shqip”: Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?
Një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, emisioni i përjavshëm i Rudina Xhungës, “Shqip”, nuk mund të mos fokusohej përsëri në çështjet politike, të cilat në ditët e fundit janë fokusur tek konventa e Partisë Socialiste dhe mbi të gjitha, tek rivaliteti Rama-Meta, për njeriun që do të shndërrohet në kryeministrin e ardhshëm të vendit.
Berisha fton emigrantët
Në prezantimin e kandidatëve të qarkut Gjirokastër, ku ministrat Genc Ruli dhe Spiro Ksera janë favoritë në listën e Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha bëri disa premtime të reja elektorale.
Hand: Lojë e pistë me KQZ-në
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike këtu, sheh dritë në fund të tunelit.
Rama: Gati për të qeverisur
“Jemi gati të qeverisim dhe ta ndryshojmë realitetin e sotëm shqiptar, duke përdorur politikën si një instrument për qytetarin dhe jo për pasurimin e pushtetit”.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.