01:00 Lajme e Moti
01:25 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Rikthehen kufizimet e energjise
16/06/2012

Rikthehen kufizimet e energjise
Për kompaninë CEZ, stakimet e dritave në ditët e ardhshme janë një proces normal, gati rutinë, që shërbejnë në përmirësimin e linjave, por për banorët e zonave që do të preken nga kufizimet mund të konsiderohet një hakmarrje (ndaj atyre që nuk paguajnë faturat).

Duke filluar nga data 18 qershor, pra të hënën e javës së ardhshme, kompania CEZ Shpërndarje do të nisë procesin e ndërprerjes së energjisë elektrike në disa rajone të vendit, nga Veriu në Jug, madje edhe në zona turistike.

Kufizimet në disa vende zgjasin deri në pesë orë, kryesisht nga ora nëntë e mëngjesit, deri në tre të drekës, dhe parashikohet të përfundojnë në datën 22 qershor.

“Në kuadër të përmirësimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë, CEZ Shpërndarje do të ndërmarrë këtë javë një sërë remontesh në zona të ndryshme të Shqipërisë. Për shkak të këtyre remonteve, në disa zona do të ketë edhe stakime të energjisë elektrike”, ishte njoftimi zyrtar i kompanisë çeke, CEZ.

Aktualisht kompania nuk po përjeton një situatë të mirë financiarisht dhe ndodhet në disa procese të rëndësishme me Entin Rregullator të Energjisë për përmirësimin e disa treguesve. CEZ pret me padurim vendimet e entit për të vijuar më tej me planet e investimeve, të cilat aktualisht janë bllokuar, për shkak të mungesës së të ardhurave. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Në ndihmë të grave dhe fëmijëve
Një grup amerikanësh dhe shqiptarësh kanë hapur në Tiranë një lokal të ri por, mes qindra bareve dhe restoranteve të kryeqytetit, ky është më i veçanti prej tyre.
Zhdukja e fëmijëve
Vetëm gjatë katër viteve të fundit dhjetra fëmijë janë denoncuar si të humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur edhe sot. Në Ditën Ndërkombetare te Femijeve te Humbur, shoqeria civile ka kerkuar vemendjen e te gjitha strukturave shteterore.
Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri”
Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë.
Shtyllasi i Fierit, vendi i internimit të përjetshëm
Edhe pse kane kaluar plot 22 vjet nga rënia e diktatures në Shqiperi, ka ende njerëz që jetojne mes maktheve të asaj kohe.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të Italisë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.