Pas 12 seancave gjyqësore avokati mbrojtës i dy fëmijëve të kryeministrit Berisha , Sokol Barçi ka dhënë konkluzionet përfundimtare ndaj deputetit socialist Sajmir Tahiri.
Në përfundim të gjykimit, avokati i kërkoi gjykatës të detyrojë të paditurin prej tyre, deputetin Tahiri t’i shpërblejë dy fëmijët e kryeministrit Berisha për dëmin pasuror dhe jo pasuror me nga 4 milionë lekë secilin.
Ndërkohë deputeti Tahiri kërkoi kohë të jepte konkluzionet e tij, përpara se gjykatesi Ilir Çeliku të shpallë vendimin. Gjykata i dha kohë deri më 20 qershor, ndërsa në dalje të gjykatës deputeti socialist deklaroi për mediat se ka dokumentet e duhura për të provuar qendrimin e tij në një emision ku ai pohonte se fëmijët e kryeministrit janë të korruptuar.
“Unë kërkova të rihapet procesi gjyqësor përsa kohë kam prova ende, mbi bazën e të cilave kam bindjen dhe perceptimin tim se fëmijët e kryeministri janë të korruptuar. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them të njëjtën gjë pa u tërhequr aspak nga deklaratat e mia. E nëse kosto që duhet të paguaj unë është kjo që kërkojnë fëmijët e Saliut për të vërtetën se ata realisht janë të përfshirë në afera korruptive, unë do ta paguaj nga një gjykatë e padrejtë e cila është bërë njësh me fëmijët e kryeministrit. Bazuar në deklaratat e pasurisë së fëmijëve të kryeministrit; Shkëlzen Berisha në vitin 2006 ka patur pasuri 9 mln lekë të vjetra, në vitin 2011, 630 mln lekë të vjetra, Argita Berisha Berisha ka deklaruar në vitin 2006 880 mln lekë të vjetra, në vitin 2011, 1 mld e 820 mln lekë të vjetra. Pra ky kapërcim fantastik pasurie, i pajustifikuar, vetëm me faktin që punon në zyrën e avokatisë Argita dhe Shkëlzeni si sekser tokash, mua nuk më bind. Për këtë arsye i thirra në gjykatë të vinin të provonin pasurinë e tyre. gjykata nuk më lejon, por unë kam këto dhe prova të tjera që tregojnë se pse ata janë të përfshirë në afera korruptive që formalizohen në këtë pasuri të deklaruar dhe në shumë të tjera të padeklaruara”, deklaroi deputeti Tahiri.
Sajmir Tahiri u padit për shkaktim dëmi në nëntor të vitit të kaluar nga Shkëlzen e Argita Berisha. Në seancën e kësaj të premteje ashtu si edhe në të kaluarën, salla e gjykatës u mbosh jo vetëm me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe monitorues ndërkombëtarë, por edhe nga deputetë socialistë si dhe mediat elektronike dhe të shkruara, çka tregon se përballja gjyqësore mes deputetit dhe fëmijëve të kryeministrit po ndiqet me interes nga publiku.
“Taksat ulen për 95% të shqiptarëve” Edi Rama, gjatë prezantimit në Fushë Krujë të kandidatëve socialistë, Namik Dokle dhe Artur Bushi, tha se “këtu, si asnjëherë tjetër, gjejmë entuziazmin e madh, që sjell energjia e fitores sonë më 23 qershor”. Ky ishte mesazhi i kryetarit të PS, Rama, për biznesin e vogël.
Ngërçi me KQZ-në, Moore në Tiranë
Ngërçi që vijon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga Parlamenti, pasuar nga dorëheqja e tre anëtarëve të tjerë, sjell fillimjavën e ardhshme në Tiranë drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Meta me investitorët italianë
Në një takim me investitorë italianë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi lehtësira për inkurajimin e bizneseve të huaja në Shqipëri.
Leskaj, takime në Novoselë Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj
zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të
prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së
krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së
hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre
ligjeve.