Ndizen turbinat e Ashtës

15/06/2012 00:00

Në pak më shume se dy vjet, dy kompani austriake ia kanë dalë të
ndërtojne dhe të vënë në punë hidrocentralin e Ashtës, në zonën e
Shkodrës, hidrocentrali më i madh i ndërtuar në vend që pas vitit 90-të.

Venia ne pune per here te pare e turbinave te Ashta 1, qe i sinkronizon ato me rrjetin shqiptar te energjise, ka çuar ne Ashte kryeministrin Sali Berisha.

Për investitoret austriake e turbinave do te thote testim i prodhimit te energjise nga hidrocentrali i Ashtës, ndersa per kryeministrin Berisha kjo eshte nje deshmi sesi Shqiperia po konkretizon projektin e qeverise se tij per shnderrimin e vendit ne nje superfuqi energjitike ne rajon.

Sipas kryeministrit Berisha nxitja e investimeve te huaja dhe vendase per te përdorur të gjitha burimet natyrore në funksion të prodhimit të energjisë ka tre qellime.

“Së pari, prodhimin e një energjie me çmime të leverdishme për qytetarët shqiptarë, duke shndërruar në vlerë energjetike ujërat e vendit, të cilat derdhen të fjetura në det. Energjia përbën një problem madhor në mbarë botën. Çmimet e saj janë dhe vazhdojnë të rriten në mënyrë të pandërprerë. Ne besojmë se mënyra më e leverdishme për qytetarët shqiptarë, për të parandaluar një rritje të tillë jo vetëm për ne, por edhe për brezat që vijnë është që ta prodhojmë atë kryesisht nga uji dhe burime të tjera të rinovueshme. Së dyti, në procesin e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve punësohen dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë.
Së treti, ndërtimi i tyre ka një efekt direkt në balancën e pagesave, raportet e eksport-import, shumë të rëndësishme këto për zhvillimin ekonomik”, tha Berisha.

Hidrocentrali i Ashtes eshte nje investim prej rreth 200 milione euro, me nje kapacitet prej 53 Më dhe investitoret austriake kane planifikuar qe vitin e ardhshem, te nisin prodhimin e 240 milione këh energji elektrike, te mjaftueshme për furnizimin me energji te 100 mijë familjeve. Gjate inspektimit ne hidrocentralin e Ashtes, kryeministri Berisha garantoi per lehtesira te tjera ne fushen e hidroenergjise.

Top Channel