Spanja do të përballet me Irlandën në ndeshjen e dytë të Grupit C.
Kampionët e Evropës në fuqi shihen si favoritë për të fituar këtë
përballje, por trajneri Del Boske preferon të tregohet i kujdesshëm duke
theksuar se Irlanda eshte nje skuader qe te ve ne veshtiresi.
'Nuk i nënvlerësojmë kurrë skuadrat që me te cilat perballemi-tha Del Boske-po të shohësh edhe rezultatet e kaluara, skuadra spanjolle asnjëherë nuk ka pasur fitore të lehta ndaj irlandezëve. Kështu që ne duhet të përgatitemi për më të keqen sepse do të hasim shumë vështirësi".
Ndërkohë, trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni deklaroi se skuadra e tij e kaloi nga ana psikologjike disfatën me Kroacinë dhe se ndaj Spanjës mund të fitojë.
'Gjatë seancës së fundit stërvitore pashë që skuadra ime ishte e motivuar dhe entuziaste-tha Trapatoni-na u kthye besimi te cilësitë tona. Në ndeshjen e radhës ne do të bëjmë lojën tonë. Spanja ka në dispozicion disa futbollistë krijues, por në futboll kanë rëndësi edhe aspekte të tjera si ekuilibri mes reparteve, forca fizike dhe sigurisht edhe fati. Mendoj se mund të fitojmë ndaj Spanjës'
Francë, Ribery-Benzema në gjyq
Dy yje të kombëtares së Francës, në futboll, Franck Ribery dhe Karim Benzema, do të paraqiten në gjykatë me akuzën se kanë paguar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me prostituta minorene.
Heynckes: I uroj suksese Guardiolës
Jupp Heynckes i uroi pasardhësit të tij në pankinën e Bayern Munchen, Pep Guardiola, që të përsërisë sukseset që ai arriti në krye të bavarezëve.
Prandelli kritikon Balotellin Cesare Prandelli u shpreh i kënaqur me lojën e Italisë në debutimin në Kupën e Konfederatave, por kritikoi sulmuesin Mario Balotelli për faktin se pas golit të fitores hoqi fanellën duke u ndëshkuar me karton të verdhë.
Konfederatat, fitojnë Italia e Spanja Nis mirë aventura e Italisë dhe Spanjës në Kupën e Konfederatave. Axurrët kanë mposhtur Meksikën në ndeshjen e tyre të parë të grupit A me rezultatin 2-1, ndërsa kampionët në fuqi të Botës kanë mundur Uruguajin po me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë të grupit B.
Ndërron jetë Josip Kuzhe Ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, kroati Josip Kuzhe, i cili drejtoi Shqipërinë për 18 muaj në periudhën kohore 2009-2011.