Kroacia dhe Italia në kërkim të fitores 14/06/2012
Sot në orën 18:00 do të luhet ndeshja e dytë e Grupit C mes Italisë dhe
Kroacisë. Skuadra e Prandelit vjen në këtë përballje pas barazimit 1-1
me Spanjën, ndërsa Kroacia pas fitores 3-1 me Irlandën.
Në prag të ndeshjes, trajneri italian ka deklaruar se skuadra e tij duhet të tregohet e kujdesshme ndaj asaj ballkanase, pasi kjo e fundit është në gjendje të ndryshojë mënyrën e lojës në cdo moment të ndeshjes.
'Pamë ndeshjen mes Kroacisë dhe Irlandës dhe e dimë që do ta kemi të vështirë këtë përballje-tha Prandeli-Kroacia nuk e bazon lojën vetëm te qarkullimi i topit, por edhe te intensiteti i aksioneve të saj. Do të na duhet të lexojmë mirë lojën e kësaj skuadre, por unë mendoj se i kemi mundësitë për të fituar".
Kroacia fitoi pavarësinë ndaj Jugosllavisë në vitin 1991 dhe që nga kjo kohë i ka hapur shumë probleme Italisë dhe kjo vërtetohet me faktin se italianet nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë ndaj saj.
'Është dicka pozitive për ne kur shikon statistikat që tregojnë se Italia nuk na ka mundur asnjëherë-tha trajneri Slaven Bilic-por kjo nuk do të thotë asgjë. Italia e Euro 2012 është një skuadër e re dhe ne nuk do të bazohemi vetëm te kjo e dhënë për t'u përballur me të. Kemi në dorë dy mundësi për t'u kualifikuar por do të luajmë sikur të kemi vetëm 1. Do të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv'.
Gattuso nis aventurën e tij si trajner
Gennaro Gattuso është zyrtarizuar si trajneri i ri i Palermos. Ekipi siçilian ka njoftuar se drejtimi teknik i skuadrës do i lihet në dorë ish-mesfushorit të Milanit që la futbollin e luajtur vetëm disa muaj më parë.
Spanja, 5 vite, 7 tituj 1 Botëror, 2 Europiane, 2 Europiane U-21 dhe 2 Europiane U-19 janë titujt e përfaqësueses spanjolle në kategori të ndryshme në 5 vitet e fundit. Një cikël ndoshta i papërsëritshëm dhe një etapë që nuk ka të krahasuar e që nuk dihet se kur do të përfundojë.
Shkëmbim Cassano-Belfodil Interi dhe Parma kanë rënë dakort për shkëmbimin që do të transferonte Antonio Cassano-n në Parma dhe Belfodilin tek Interi.
Capello trajner i PSG-së? Me largimin e Carlo Ancelotti-t, thuajse të sigurtë drejt Realit të Madridit, në stolin e PSG-së do të ulet një tjetër trajner italian.
U-21, Spanja fiton Europianin
Dominimi i Spanjës në futboll duket se do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera. Nëse brezi aktual i futbollistëve iberikë ka fituar gjithçka në vitet e fundit, e ardhmja është e sigurtë pasi kombëtarja U-21 spanjolle fitoi Kampionatin Europian të zhvilluar në Izrael me një lehtësi të jashtëzakonshme duke treguar se stili i lojës i njohur si “tiqui-taca” ka vazhdimësi edhe në ekipet e moshave.