"Shkupi 2014", debat mes partive shqiptare
14/06/2012 02:45
Dy partitë shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH janë përfshirë në debate për projektin “Shkupi 2014”-të.
Akuzat ndaj partisë në qeveri janë për koston e lartë të projektit, por edhe për përfaqësimin e vetëm etnisë maqedonase.
“Sipas Aliut, Aleksandërin e ideoi me LSDM-në ndërsa e realizoi me VMRO-në, pra emërues i përbashkët i diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni është Ali Ahmeti që herë është me Cervenkovsin e herë me Gruevskin, por asnjëherë me shqiptarët”, tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.
Ndaj këtyre akuzave ka reaguar ashpër BDI me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Abdilaqim Ademi.
“Shqiptarët e dinë shumë mirë se autori eksluziv i projektit “Shkupi 2014” është PDSH-ja gjatë qeverisjes së paligjshme dhe drejtimit të Ministrisë së Kulturës, vendimi u mor në qeverinë e atëhershme më 20 janar të vitit 2008” tha Sekretarit të Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi. / Top Channel
Shkëndija në finalen e Kupës Pas suksesit në vitin 2011 kur doli në krye të kampionatit maqedonas të futbollit, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, tani është në kërkim të trofeut të Kupës së Maqedonisë.
Komiteti i Helsinkit kritikon Shkupin
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar se gjuha e urrejtjes që po gjen përdorim gjithnjë e më të madh në shoqëri, ka filluar të prodhojë krime që nxiten nga urrejtja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.
Arrestimi i djalit të kryeparlamentarit maqedonas Me pyetjen “përse është arrestuar në Greqi djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski”, mediat greke kanë publikuar në orët e fundit një reportazh nga kjo ngjarje që është mbajtur thuajse e fshehtë për gati tre javë.
Shkup, rrihen barbarisht dy shqiptarë Komunikimi në gjuhën shqipe në qendër të Shkupit u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, në parkun e kryeqytetit në afërsi të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, dy shqiptarë janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh vetëm pse janë dëgjuar duke biseduar shqip.
Gostivari në “luftë” politike Në qytetin e Gostivarit u zhvillua një protestë kundër kryetarit të ri të komunës, Nevzad Bejta. Protesta u organizua nga deputetët dhe këshilltarët komunalë të partisë Rilindja Demokratike Kombëtare, e cila në katër vitet e kaluara ka drejtuar këtë komunë. Ata akuzuan kreun e ri të Komunës, zotin Nezvad Bejta për revanshizëm politik.
Lajmet kryesore
Kriza e KQZ-së, Arvizu në PS
“Qëndrimet e palëve janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje”. Berisha: Opozita po pengon procesin