Portugalia djersin, por fiton ndaj Danimarkës
13/06/2012
Portugalia mori me vështirësi 3 pikët e para në grupin B pas fitores së djerësitur 3-2 kundër Danimarkës.
Skuadra e Bentos shumë shpejt u gjend në avantazhin e dy golave. Fillimisht ishte Pepe ai që shënoi në minutën e 24, ndërsa 12 minuta më vonë, Postiga dyfishoi. Katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Bendtner shkurton për danezët duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 për Portugalinë.
Me nisjen e së dytës, nordikët tregohen më shumë këmbëngulës, duke iu afruar disa herë portës portugeze. Por rastin më të mirë e kishte Ronaldo i cili në minutën e 75 vihet ballë për ballë me portierin danez, por goditja ishte amatoreske.
Kur s’shënon pëson. Ky ligj i futbollit u vërtetua edhe këtë herë. Në minutën e 80, danezët barazojnë sërish me Bendtner. Por ishte Varela ai që me një goditje të bukur nga jashtë zone, rikthen në avantazh Portugalinë, 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit. / Top Channel
Finalja, frikë sulmesh terroriste në Gjermani
Policia Federale në Gjermania ka lëshuar alarmin për rrezikun e sulmeve terroristë në rrugët dhe sheshet e Dortmundit dhe të Myhinut, ku tifozët e dy skuadrave do të grumbullohen për të ndjekur përballjen e vlefshme për finalen e Ligës së Kampioneve.
Champions, sonte përballja Bayern-Borussia Kanë mbetur pak orë deri nga finalja e Ligës së Kampioneve. Një gjë
është e sigurtë që në Uembli një skuadër gjermane mes Bayern Munchen dhe
Borussia Dortmund do të shpallet mbreti i Europës në futboll.
Inter zyrtarizon Mazzarri-n
Pak orë pas dhënies së lajmit për shkarkimin zyrtar të Andrea Stramaccioni-t, skuadra e Interit njoftoi arritjen e marrëveshjes me ish-drejtuesin e Napolit, Valter Mazzarri.
Interi shkarkon Stramaccioni-n Ashtu sic pritej, Andrea Stramaccioni nuk është më trajner i Interit. Pikërisht në ditën kur klubi zikaltër publikoi planin parapërgatitor për sezonin e ardhshëm, mbërrin lajmi zyrtar i shkarkimit të trajnerit.
Ribery: Mezi e pres fitoren në Champions Frank Ribery shpreson që ky të jetë viti kur ai më në fund do të fitojë Ligën e Kampioneve pas dy finaleve të humbura me Bayern Munchen (ndaj Inter dhe Chelsea).