00:00 Lidhje Direkte me Shtepine e BB6
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Kosova, taksë çimentos shqiptare
13/06/2012

Qeveria e Kosovës vështirëson importin e çimentos nga Shqipëria për të mbrojtur prodhuesin vendas duke vendosur tarifën prej 35 përqind për të gjitha importet e çimentos.

Një vendim i tillë vjen pasi fabrika e vetme e prodhimit të çimentos në Kosovë SharrCem është ankuar në Ministrinë e Tregtisë se është dëmtuar nga importi i këtij produkti përshkak të konkurrencës jo të barabartë në çmim. Madje sipas burimeve zyrtare SharrCem, e cila është privatizuar nga një kompani greke, ka kërcënuar se do të ankohet në Cefta nëqoftëse nuk merren masat mbrojtëse.

Drejtuesi i Njësisë për Politika Tregtare në Ministrinë e Tregtisë, Blerim Ahmeti shpjegon arsyet e marrjes së këtij vendimi ndërsa thekson se kjo masa është e përkohshme dhe do të zgjasë vetëm 90 ditë.

Pavarësisht se sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë tarifat në importin e çimentos vendosen për të gjitha vendet, dicka e tillë e dëmton më së shumti Shqipërinë e cila është dominuese në tregun e Kosovës. Ndërkaq nga ana tjetër, fabrika SharrCem ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhimi në raport me kërkesat në Kosovë.

Pavarësisht argumenteve që jepen nga Ministria e Tregtisë, njohësit e ekonomisë politika të tilla i vlerësojnë si vazhdimësi e një bashkëpunimi të çuditshëm mes dy tregjeve dhe e cila bie në kundërshtim me retorikën e vazhdueshme të lidereve të cilët trumpetojnë patriotizëm ekonomik dhe politik.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit
Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika e Kosovës.
Limaj kërkon Thaçin dhe Faith
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të premten seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Ministrisë së Transportit.
Kosovë, AKP i drejtohet Kuvendit
Anëtarët e mbetur të bordit të AKP-së kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që t’i emërojë sa më shpejt tre drejtorët e rinj, në mënyrë që bordi të rifitojë fuqinë e tij të plotë për të lëvizur drejt proçesit të privatizimit.
Kosovë, lëvizja islame paralajmëron qeverinë
Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.
Kosovë, partitë të ndara për zgjedhjet
Partitë politike në Kosovë e komentojnë ndryshe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.