17:40 Serial "Te dyshuar 2"
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Humb bastin, bastexhiu rreh arkëtaren
13/06/2012 16:20

Humb bastin, bastexhiu rreh arkëtaren
Një bastexhi në Britaninë e Madhe nuk mundi të gëlltiste humbjen e një basti dhe u lëshua me grushta kundër arkëtares së sallonit ku ndodhej.

Ngjarja ndodhi në dyqan të kompanisë së basteve “Ladbrokes”, në Londër dhe e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.

I dukshëm qartë në kamera, mashkulli rreth të 30-tave u afrua me një skedinë në dorë dhe pas iu tha se nuk kishte fituar, ai qëlloi dy herë me grusht arkëtaren, përpara se të largohej i qetë, duke lënë gruan të gjakosur në vendin e saj të punës.

Kamerat e sigurisë treguan se si disa dhjetëra bastexhinj të tjerë të ndodhur në sallon bënë sehir dhe askush nuk i doli në mbrojtje arkëtares.



Agresori është shpallur në kërkim nga policia britanike.



Ndonëse kriza ekonomike ka prekur edhe Britaninë, e cila vuan nga stanjacioni, mungesa e rritjes, papunësia e lartë dhe rritja drastike e kredive të këqija, numri i salloneve të basteve në të gjithë vendin është rritur me 25% në pesë vitet e fundit.
/ Top Channel



Facebook
Sondazh

A i frekuentoni sallonet e basteve ne Shqiperi apo vendin ku jetoni?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.