17:39 "Pasdite ne Top Channel"
18:33 Show
Programi i plote
PUBLICITET
Hoxhaj, skeptik për fillimin e bisedimeve
13/06/2012 16:15

Hoxhaj, skeptik për fillimin e bisedimeve
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se ka fare pak gjasa që të fillojë raundi i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo, pasi sipas tij, Serbia nuk ka implementuar marrëveshjet e arritura më parë me Kosovën, në proçesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Është pothuajse e pamundur që të vazhdojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, pa u zbatuar marrëveshjet kyçe të arritura më herët”, ka thënë Hoxhaj për të përjavshmen “European Voice”.

Shefi i diplomacisë kosovare ka vlerësuar se marrëveshjet e mëhershme Serbia i nënshkroi për të fituar pikë tek Bashkimi
Pa zbatimin e pakteve të arritura nuk besoj se do të arrihet tek raundi i ri i bisedimeve në Bruksel

Enver Hoxhaj
Ministër i Jashtëm i Kosovës
Evropian, që në këmbim i ofroi statusin e kandidatit.

“Por, pa zbatimin e atyre marrëveshjeve nuk besoj se do të arrihet tek raundi i ri i bisedimeve në Bruksel”, ka nënvizuar më teh zoti Hoxhaj.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion ndaj Serbisë që kjo e fundit të largojë strukturat paralele nga veriu i Kosovës.

Ndërsa përsa i përket presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, Hoxhaj ka theksuar se Prishtina do ta gjykojë atë në bazë të veprave dhe jo të fjalëve.

Edhe zyrtarë të tjerë të lartë kosovarë kanë thënë më herët gjatë vitit se rifillimi i bisedimeve me Serbinë është i pamundur për sa kohë Beogradi ndryshe paraqitet në Bruksel dhe ndryshe në Ballkan. 

/ Top Channel
Bisedimet

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi
Daçiç: Në maj takime të reja
Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi




Facebook


Më shumë nga Kosova
EULEX, mbi 100 çështje për krime lufte
Misioni EULEX e ka fokusuar punën e tij tek zbardhja e krimeve të luftës, duke trajtuar plot 101 çështje dhe duke lënë në plan të dytë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Krimet e luftës, aktakuzë zyrtarëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuza të rënda të lidhura me kohën e luftës ndaj të paktën 7 personave, mes të cilëve zyrtarë dhe diplomatë.
Gratë e dhunuara në luftë
Shefi i misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e ligjit në Kosovë, Bern Borchard inkurajoi viktimat e dhunës seksuale gjatë gjatë luftës në Kosovë që t’i denoncojnë rastet në prokurori.
Bisedimet, s’ka marrëveshje
Bisedimet dyditore në Bruksel mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë u mbyllën pa arritjen përfundimtare të një marrëveshjeje për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Kosovarët, të ndarë për dialogun
Shtetasit e Kosovës rezultojnë të ndarë kur është në pyetje dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.