Ish-zëvendës Presidenti i delegacionit për vendet e Europës Jug-Lindore në Parlamentin Europian, Viktor Boshtinaru ka reaguar pas zgjedhjes së presidentit së Shqipërisë përmes një deklarate ku shprehet thellësisht i shqetësuar mbi mënyrën se si kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike vendosën të menaxhonin cështjen e zgjedhjeve presidenciale.
“Respekti për parimet demokratike dhe zgjedhja e një kryetari shteti konsensual do të ishin të një rëndësie kyce për pajtueshmërinë me 12 prioritet e Komisionit Europian”, thotë Boshtinaru.
Sipas tij, në shumë raste tashmë Komisionit dhe Parlamenti Europian e kanë bërë të qartë se shpresonin që Shqipëria më në fund do të zgjidhte një president i cili të përfaqësojë zyrtarisht por edhe realisht unitetin e vendit, e jo një president i cili shpreh vetëm këndvështrimin partizan të një partie politike.
“Fatkeqësisht, nuk ishte ky rasti i Shqipërisë”, vazhdon deklarata. Zoti Berisha edhe një herë tregoi mungesën e aftësisë për të punuar në bazë konsesusi”.
“Padyshim, shtohet më tej, është e drejtë legjitime e Parlamentit shqiptar ta zgjedhë presidentin e vendit. Por mënyra sesi zoti Berisha dhe Partia Demokratike e imponuan kandidatin e tyre partiak, që ishte vetë Ministri i Brendshëm, është dicka që vetëm sa ngre pikëpyetje dhe shqetësime në mesin e miqve të Shqipërisë”, shton Boshtinaru, ndërsa e mbyll deklaratën e tij me pyetjen: Kur do të lënë mënjanë interesat e tyre personale Berisha dhe partia e tij e ta rikthejë vendin në rrugën e Bashkimit Europian?
Konventa kombëtare e LRI
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën kombëtare, një aktivitet ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga radhët e këtij forumi. I pranishëm ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
24 maj, fushata hyn në legalitet Pavarësisht intensitetit të lartë të aktiviteteve politike prej më shumë se një muaji, zyrtarisht fushata elektorale nis në datën 24 maj.
Rama: Votojmë “paketën” e Metës
Në një intervistë për Top-Channel, kryetari i PS Edi Rama shprehu mbështetjen e tij për paketën e propozuar nga Ilir Meta, që lidhet me miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së Kuvendit.
Bregu: PS-LSI, pazare me 3 ligjet
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzoi PS-në dhe LSI-në se po bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve në lidhje me miratimin e 3 ligjeve që duhen për marrjen e statusit.
Berisha i përgjigjet Ramës
Sali Berisha dhe Edi Rama nuk duket se do të dalin në një debat televiziv, por nga njëri qytet në tjetrin, ata nuk kanë kursyer replikat dhe batutat mes tyre.