Artan Hoxha, kandidati për President. Rama: Tryeza dështoi
10/06/2012
Përfundon pa konsensus takimi mes kryeministrit Sali Berisha, liderit të opozitës Edi Rama, kryetarit te LSI-se, Ilir Meta dhe atij te PDIU-se, Shpetim Idrizi, por mazhoranca tashmë ka vendosur qe kandidatura e saj për president do të jetë ajo e zotit Artan Hoxha.
Ne nje moment, burimet flasin per faktin se edhe opozita ka dhene emrat e saj ne tryeze, nje prej te cileve mesohet te kete qene ai i Pandeli Majkos.
Kryeministri Sali Berisha pas takimit u shpreh se në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës u diskutua hapur për kandidatët për President, por nuk u arrit në një emër konsensual. Berisha beri me dije se mazhoranca ka zgjedhur zotin Artan Hoxha si kandidatin e saj
Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj, e cila ishte një ofertë që praktikisht e bënte të pamundur mbështetjen me votë
Edi Rama
per President.
"Ishte një takim i zgjatur. Ne përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse. Përzgjodhëm personalitete të shquara të fushave të tjera, por megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve nuk u arrit në një kandidaturë konsensuale", tha Berisha.
I pyetur për shqetësimin e kreut të opozitës Edi Rama se mënyra e tillë e zgjedhjes së presidentit do të pengojë marrjen e statusit kandidat për në BE, Berisha u përgjigj se tashmë është e qartë se në Shqipëri po zbatohet Kushtetuta, që është edhe detyrimi më madhor ndaj qytetarëve.
Meta: Artan Hoxha gëzon konsensus të gjerë
Duke folur për mediat pas takimit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta njoftoi se të hënën paradite mazhoranca do të zyrtarizojë kandidatin për President të Republikës, zotin Artan Hoxha.
"Ky emër vjen pas konsultës së fundit që bëmë me Berishën, Ramën, Idrizin, Ruçin dhe Patozin. Nuk arritëm të gjenim konsensusin për asnjë nga katër emrat e propozuar dhe shprehim keqardhje për këtë gjë", tha Meta.
Sipas Metës, tashmë është vendosur që Artan Hoxha të jetë kandidati zyrtar, dhe ky emër sipas Metës, gëzon një konsensus më të gjerë se sa i ai mazhorancës.
Kreu i LSI-se theksoi se caktimi i Artan Hoxhes nuk perben nje pengese per statusin kandidat per ne BE, por mund te jete fryma konfliktuale e politikes shqiptare ajo qe mund te pengoje integrimin e Shqiperise.
Rama: Tryeza dështoi
Kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi pas takimit se tryeza e së dielës dështoi, sepse në bisedime nuk u gjet mirëkuptimi dhe vullneti që duhet të shprehte qeveria shqiptare.
"Bëmë një përpjekje të gjatë intensive të plotvullnetshme për t'i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve atë qe meritojnë, një president konsensual. Qeveria e kupton fare mire se moszgjedhja e një presidenti konsensual është një sinjal negativ për familjen europiane dhe është një zhvillim që nuk parathotë gjëra të mira për 12 tetorin", tha Rama.
Sipas tij, në tryezë zhvillimi i bisedës e bëri të pamundur shtjellimin e mëtejshëm të një momenti dialogu dhe bashkërendimi të energjive dhe të forcave për të arritur në një zgjidhje konsensuale.
"Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj, e cila ishte një ofertë që praktikisht e bënte të pamundur mbështetjen me votë, të cilësdo nga kandidaturat e ofruara", tha Rama.
Kreu i PS-së theksoi se ka kohë deri në minutën e fundit për një reflektim, por nëse mazhoranca do të votojë për president një produkt të jetës politike qeveritare le ta votojë vetë dhe të mbajë më pas përgjegjësitë për këtë.
Negociatat u zhvilluan ne Kryesinë e Kuvendit, pak para nisjes se raundit te katert per zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes.Ne takim mungoi kryetari i PR-se, Fatmir Mediu, i cili ndodhet aktualisht ne Itali.
Në tryeze u hodhen edhe tre emra te tjere kandidatesh, emri i ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, i ministrit te Brendshem Bujar Nishani dhe emri i keshilltarit te kryeministrit per ekonomine Petraq Milo.
Raundi i katert kerkon vetem 71 vota, por zgjedhja e presidentit me konsensus do te ndihmonte qe palet te kishin dakordesi edhe per reformat e rendesishme te kerkuara nga BE-ja.
Rama: 77-80 deputetë objektiv real
23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.
PS çel fushatën në Tiranë
Entuziazëm dhe ovacione për fitore nga qytetarët e Qarkut të Tiranës që kishin tejmbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, emocion prej kandidatëve që premtuan angazhim në shërbim të tyre dhe një vlerësim nga kryesocialisti, Edi Rama si super-skuadra e Rilindjes.
Berisha: Amnisti që nga 2011
Bashkë me miratimin e tre ligjeve të hënën në Kuvend, Kryeministri Sali
Berisha, po nga takimi elektoral në Kukës tha se do t'i kërkojë opozitës
miratimin e një tjetër nisme të Qeverisë.
Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet
Kryeministri Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë, në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit. Deklarata e Berishes erdhi pas apelit të përsëritur të liderit të LSI-së, Ilir Meta, për votimin e një pakete kompromisi për të tre ligjet.
Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet
konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve.