20:13 "Pop-Channel"
20:45 "Big Brother Albania 6"
Programi i plote
PUBLICITET
Lushnje, treni shtyp një person
10/06/2012

Lushnje, treni shtyp një person
Treni i linjës Vlorë-Rrogozhinë aksidentoi për vdekje një person sot në mëngjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08.10, sapo treni kaloi postbllokun në qytetin e Lushnjes. Sipas përgjegjësit të trenit, viktima e seksit mashkull u hodh përpara trenit në krahun e majtë të hekurudhës. Ai dhe trenisti vunë re viktimën të afrohej dhe menjëherë kanë frenuar, por nuk shmangën dot përplasjen.

Sipas dëshmitarëve, treni ishte duke ecur me 20 km/orë dhe mesa duket viktima ka menduar të kalojë krahun tjetër të hekurudhës pa bërë mirë llogaritë me shpejtësinë. Si pasojë e përplasjes identifikimi është tepër i vështirë për momentin.

Ngjarja është parë nga qindra njerëz, pasi në kohën e aksidentit në këtë zonë të Lushnjes zhvillohet edhe tregtia me shumicë e fruta-perimeve. Megjithëse asnjë nga tregtarët e pranishëm nuk ka dhënë detaje në polici rreth ngjarjes.

Burime të policisë thonë se mendohet që viktima të jetë tregtar. Pas aksidentit, treni me mbi 100 pasagjerë qëndroi për rreth një orë në vendgjarje dhe vetëm pasi mbërriti grupi hetimor, ai nisi udhëtimin drejt Rrogozhinës.  

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri
Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.
Gjirokastër, arrestohet shtetasi me 10 kg marijuanë
Policia kufitare në Gjirokastër arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin ai udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.
Tiranë, pezullohen punimet në rrugë
Bashkia e Tiranës ka ndaluar punimet në disa rrugë të kryeqytetit, duke lënë banorët të jetojnë në retë e pluhurit dhe gropat e krijuara.
Gjirokastër, trafikonte hashah, arrestohet greku
Policia e Gjirokastrës arrestoi një 73-vjeçar, shtetas grek i cili u kap me 28 kilogram drogë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.