14:06 SELECT
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Takim Berisha-Rama-Meta
10/06/2012

Takimi i kryeministrit Sali Berisha me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për presidentin e ri të vendit është fiksuar në orën 19:00 të ditës së sotme, për shkak të festimeve në Prizren me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Por Rruga e Kombit, që e lidh Prizrenin me Tiranën për më pak se 3 orë, do t'i japë mundësi kryeministrit të jetë në Tiranë në kohë për të bërë edhe një takim me aleatët e tij, Ilir Metën, Shpëtim Idrizin e Fatmir Mediun. Ilir Meta do ta shoqërojë në takimin e orës 19:00, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Nga krahu tjetër do të jetë Edi Rama dhe kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi. Për këtë format u ra dakord dje në mbrëmje gjatë takimit përgatitor që Gramoz Ruçi pati me Astrit Patozin. Takimi i orës 19.00 do zhvillohet vetëm 15 orë përpara hapjes së seancës së katërt të votimit për Presidentin e ri të vendit.

Palët do të ulen në këtë takim trepalësh në Kryesinë e Kuvendit në një kohë kur kandidati jo zyrtar i mazhorancës, Xhezair Zaganjori ka deklaruar se nuk është më i disponueshëm për votimin e katërt.

Kryesocialisti Rama e përshëndeti tërheqjen e Zaganjorit duke thënë se tashmë palët janë shumë afër gjetjes së një konsensusi. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Socialiste u vendos qëndrimi në të njëjtën linjë, pra përcaktimi i modaliteteve për zgjedhjen e presidentit të ri dhe më pas gjetja e një emri.

Në takimin e sotëm tepër vendimtar pritet të jetë edhe kreu i LSIs-së. Ky takim trepalësh do të jetë vendimtar nëse vendi do ketë një president të pranuar nga të gjithë apo vetëm nga mazhoranca, e cila në fakt tani, në raundet e katërt e të pestë, i ka 71 votat e nevojshme për ta zgjedhur.

Sipas Kushtetutës, president mund të zgjidhet çdo person mbi 40 vjeç, që ka jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri. Por, sipas afateve maksimale që parashikon Kushtetuta, Presidenti, me apo pa konsensus, duhet të zgjidhet deri të hënën e ardhshme, më datë 17 qershor.
 
Presidenti, Berisha: Jam optimist

Ndërkohë lidhur me këtë takim ka folur paradite kryeministri Sali Berisha.

I ndodhur në Prizren në ceremoninë e 134 vjetorit të Lidhjes shqiptare, kryeministri Berisha i pyetur nga Top Channel për pritshmërinë e takimit të sotëm për zgjedhjen e presidentit, u mjaftua vetëm me një përgjigje të shkurtër.

“Unë pritshmëritë i kam gjithmonë pozitive”, u shpreh z. Berisha.  

/ Top Channel



Facebook
Sondazh

A do te prodhoje takimi Berisha-Rama-Meta nje konsensus per presidentin?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...


Më shumë nga politika
Meta: Berisha ta marrë karrigen me vete
Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas një takimi që pati me kryevëzhguesen e ODIHR Conny McCormack deklaroi se “suksesi i këtyre zgjedhjeve është një mundësi e shkëlqyer për të ridimensionuar jo vetëm pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë në raport me BE-në dhe për të lehtësuar marrjen e statusit të vendit kandidat”.
OSBE: Zgjedhjet test për politikën
Roberto Batelli, koordinatori special i OSBE-së, i cili do të udhëheqë misionin afatshkurtër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga ky institucion në ditën e parë të qëndrimit në Tiranë refuzoi t’i përgjigjet interesimit të Top Channel për ta intervistuar.
Berisha: Nis një epokë e re për Tiranën
Kryeministri Sali Berisha njoftoi në mbledhjen e sotme të Qeverisë hapjen e rrugës për ndërtimin e bulevardit të Tiranës.
Vlorë, kandidati i PBK-së bashkon dy partitë
Balli Kombëtar në Qarkun e Vlorës do të kandidojë Përparim Shametin, ish-kreun e PBDKD-së, duke synuar bashkimin e votave rreth kësaj partie.
“Në selinë mavi nuk ka lider”
Nga Lezha, ku synon të marrë 5, nga 4 mandate që ka aktualisht, dhe ku kandidon edhe ish-socialisti Xhovalin Kadeli, kryeministri Sali Berisha e komentoi atmosferën e mitingjeve elektorale të Partisë Demokratike, me entuziazmin e vitit ’92.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.