Aksident në Tiranë-Rinas, një viktimë 07/06/2012 21:55
Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë gjatë mbrëmjes nga përplasja e dy mjeteve.
Aksidenti ndodhi në rrugën e re që të çon në Aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, nje makine Corvette me targa amerikane dhe një automjet i tipit Benz që udhetonin me shpejtësi u përplasën.
Policia tha se viktima është drejtuesi i Benzit, ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak.
Nga ky aksident pati bllokim të trafikut, pasi në vendgjarje shkuan edhe forcat zjarrfikëse. Policia ndërkaq nisi hetimet, ku mësohet paraprakisht se shkaku mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. / Top Channel
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të
premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte
vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.