20:53 "Finale - The Voice Kids"
23:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë
07/06/2012 19:45

Banka e Shqipërisë ka marrë një notë pozitive në vlerësimet e bëra nga Parlameneti për vitin e kaluar vetëm me votat e maxhorancës.

Opozita, nga ana e saj ka paraqitur një variant paralel të rezultues ku i kërkon Bankës Qëndore të jetë më e drejtëpërdrejtë në raport, të flasë qartë dhe të demonstrojë aftësi parashikuese.

”Raporti është përshkrues dhe komentueës faktesh të njohura dhe shumë më pak analizues. Analizon 2011-n, por nuk hedh dritë mbi pritshmërinë e këtij viti dhe aq më pak për ata më pas. Banka ka ruajtur një gjuhë tejet të kujdesshme, sidomos përsa i përket ndikimeve të krizës botërore në ekonominë shqiptare, ku janë përzgjedhur termat dhe e njëjta gjuhë që përdoret edhe nga qeveria”, akuzoi deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Opozita u shpreh në Kuvend për një marrëdhënie skllavërie sipas saj mes qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, qëndrim ky i cili u kundërshtua me vendosmëri nga ministri i Financave.

”Për ju është i papranueshëm modeli i bashëpunimit, por ky vend ka nevojë shumë për bashkërendimin e politikave fiskale me ato monetare. Kemi një regjistrim stabël në vlerësimet ndërkombëtare dhe është vlerësuar lart fakti që Banka e Shqipërisë nuk i ka dhënë asnjë kredi qeverisë”, tha ministri Bode.

Qëndrim kritik, opozita ka mbajtur edhe ndaj shpezimeve, sipas saj tepër të larta që po kryhen nga Banka e Shqipërisë.

”Ndërsa në vitin 2012 janë shkurtuar shumë investime dhe zëra të buxhetit, përfshi të ardhurat për pensionistët, të verbërit, tetraplegjikët dhe të papunët, Banka e Shqipërisë planifikon 13 milionë dollarë shpenzime ose 13% më shumë se një vit më parë. Guvernatori i saj, qartësisht nuk ka moral”, kritikoi socialisti Braçe.

Në Kuvend, megjithatë ka patur pika takimi mes opzites dhe maxhorancës, ku deputetë të spikatur në fushën e ekonomisë kërkuan nga Banka Qëndrore rol më aktiv në nxitjen e ekonomisë, duke dalë nga pozicioni i saj klasik.

”Kur qeveritë nuk kishin mundësi për financime, Banka Qëndrore Europiane ndërmori paketa monetare dhe krijoi instrumente për të mos lejuar falimentimin e bankave, por nga Europa në Shqipëri, Banka e Shqipërisë si e ka ndihmuar vendin, çfarë politikash dhe instrumentash ka përdorur për të lehtësuar ndikimin e krizës në vend”, tha nga podiumi i Parlamentit, ish-ministri i Financave, Arben Malaj. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Biznesi nuk shlyen kreditë
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se kredia e biznesit po përkeqësohet me ritme dy herë më të shpejta se ajo e individëve.
Kukës, biznesi i vogël refuzon taksat
Një nga bastionet kryesore të Partisë Demokratike, pikërisht Kukësi, duket se po lëkundet në prag të këtyre zgjedhjeve, duke u joshur nga oferta e Partisë Socialiste për taksën progresive.
Shqipëria fton Maqedoninë
Në forumin e Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Maqedoni, Qeveria shqiptare ka kërkuar rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Ndërtimi ka thelluar krizën
Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se ndërtimi është sektori që ka thelluar më shumë krizën në ekonominë shqiptare.
Ekspertët: BSH të ulë normën e interesit
Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë dhe SHBA.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.