Pas vrasjes së 44 vjeçarit nga Kosova, një tjetër person është ekzekutuar pasditen e së martës te Shkëmbi i Kavajës në rrethin e Durrësit.
Viktima është identifikuar si Elvis Dedaj nga Kavaja dhe me banim në lagjen 3 të Durrësit. Ai është gjetur i ekzekutuar brenda automjetit tip BMV me ngjyrë gri dhe targa AA 481 CT te rruga dytësore e zonës bregdetare.
Identifikimi u bë i mundur nga një dokument që u gjet brenda mjetit, ndërkohë gjatë kontrollit në të u gjet edhe një armë zjarri e tipit pistoletë e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar nëse
Mbi trupin e të riut është qëlluar me breshëri plumbash, ndërkohë që gjetja e një automjeti që po digjej ende në zonën e Arapajt, rreth 30 minuta pas ngjarjes, ka hedhur dyshimet se ai mund të jetë mjeti me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.
Automjeti tip fuoristradë është konstatuar rreth dy kilometra larg vendit ku u gjet mjeti me trupin e viktimës, në afërsi të njërit prej tunelive të përdorura dikur për qëllime ushtarake, në Kodër Arapaj. Makina së cilës i është vënë flaka në afërsi të hyrjes së njërit prej dy tuneleve ushtarake në këtë zonë ishte e tipit Nissan me targa 01731 FB.
Dyshohet se autorët e kanë djegur për të zhdukur edhe gjurmë të tjera që ndodheshin në të, ndërsa leximi i targës klasifikohet si një element që mund t’i vijë në ndihmë hetimit për gjetjen e autorëve.
Postoblloqe të shumta janë ngritur në rrugët që lidhin plazhin me Durrësin, Tiranën, Kavajën e më tej, por ende nuk ka pasur rezultat lidhur me autorët.
Viktima e Shkëmbit të Kavajës ishte person i shpallur në kërkim nga Interpoli për krime të lidhura me drogën. Ai kërkohej për llogari të Belgjikës, bazuar në një vendim të gjykatës së Antverpit.
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të
premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte
vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.