Samiti i UNESCO-s, Topi: Të jetë pjesë edhe Kosova
04/06/2012
Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencën dhe kulturën,
UNESCO, kishte zgjedhur pikërisht Mostarin, qytet martir i luftës së
viteve '90 në Bosnjë-Hercegovinë, si mikpritës për Samitin e 10-të
rajonal për "Trashëgiminë fetare dhe kulturore-historike".
Një qytet ku ura emblematike 430 vjecare e periudhës otomane u prish gjatë luftës për shak të ndasive etnike, për t'u rikonstruktuar më pas po nga UNESCO. Sot, sipas UNESCO-s, trashëgimia kulturore dhe historike duhet të shërbejë si bazë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet shteteve.
Në fjalën e mbajtur në samit, Presidenti i Republikës Bamir Topi u ndal në mënyrë të veçantë në specifikën e përbërjes fetare të Shqipërisë prej pesë komunitetesh fetare "që jetojnë në harmoni të plotë dhe shekullore me njëri tjetrin". Presidenti Topi theksoi se asnjëherë në Shqipëri "elementi dhe përkatësia fetare nuk kanë shërbyer për imponime politike dhe shtetërore ndaj pakicave fetare apo etnike".
I njëjti tipar, sipas presidentit, vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera, përfshirë Kosovën, Maqedoninë apo komunitetet e tjera të mëdha në Diasporë". Në konferencën për shtyp, në fund të samitit, presidenti vuri në dukje pikërisht ftesën e munguar për Kosovën:
"Ne e shikojmë me shumë rëndësi restaurimin e veprave që janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe në Kosovë, por ende është e pakuptueshme dhe nuk shkon pikërisht me mendësinë që duhet të shoqërojë politikën e kohëve moderne të vendeve të Ballkanit, që Kosova ende nuk është e pranishme në këto tryeza. Kështu që unë do të jepja opinionin tim që, në të ardhmen politika e komunikimit dhe në funksion të vlerësimit të trashëgimisë kulturore duhet që patjetër të kishte në gjirin e vet edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës", tha presidenti Topi.
Gjatë dha pas punimeve të samitit, presidenti Topi pati takime me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe Kryesuesin e radhës të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.
Magjistratura kundër KLD Ndryshe nga çfarë u diskutua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë për lehtësimin e kritereve për ata që dëshirojnë të
garojnë si magjistratët e rinj për gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm,
drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës Marjana Semini mban qëndrim të
kundërt.
Mungesa e të drejtave të njeriut Organizata “Amnesty International” publikoi raportin për gjendjen e të
drejtave të njeriut në botë, nga janari deri në dhjetor të 2012.
Durrës, moti i keq pengon lëvizjet në port
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq që ka shkaktuar vonesa
dhe vështirësi në ankorimin e trageteve, si dhe ulje të temperaturave.
Topalli: Subvencion bujqësisë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorë dhe
fermerë të fshatrave Vukatanë dhe Kuc të Shkodrës, ku dëgjoi sugjerimet e
tyre, si dhe ndau projektet e ardhshme të Partisë Demokratike.