Kryeministri Sali Berisha deklaroi se mazhoranca jep mbështetjen e plotë
për kandidatin e përzgjedhur për President, por ftoi të paraqesë kandidatin e vet
dhe më pas palët të angazhohen në një proces konsultimesh civile, të
përgjegjshme në interes të vendit.
Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha theksoi se në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës me kryetarin e opozitës Edi Rama u shprehën pikëpamjet dhe qëndrimet e palëve, e po ashtu u tregua vendosmëria për të ecur me një konsensus sa më të gjerë të mundshëm.
"Une u përpoqa të argumentoj mbështetjen që ne i japim kandidaturës së Xhezair Zaganjorit. Ndërkohë nuk kam deklaruar dhe nuk kam menduar se partia kryesore e opozitës nuk duhet të paraqesë kandidaturat e saj", tha Berisha.
Ndërsa më tej Berisha shtoi: "Preokupimi yne duhet te jete nje proces thellesisht, plotesisht kushtetues. Besoj se jemi dakord qe posti i Presidentit eshte shume i rendesishem dhe me kete dua te them qe nuk mundet qe te shkojme poshte ose te kerkojme poshte per te zgjedhur personin, lart po". / Top Channel
Leskaj, takime në Novoselë Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj
zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të
prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së
krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së
hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre
ligjeve.
KQZ, konfuzion me vendimet
Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të lerë në fuqi
udhëzimet e vitit 2009 për funksionionim e komisioneve të niveleve më
të ulëta, reagon Partia Socialiste, për të cilen po shkelet rëndë ligji.
Berisha: Rrugë në çdo fshat
Nga Peshkopia, ku prezantoi kandidatët për qarkun e Dibrës Kryeministri
Berisha premtoi atë që e quajti zhvillim i pandalur i Shqipërisë.
Rama: Brenda 4 viteve tapitë e tokave
Ditën e parë të nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht, kryesocialisti
Edi Rama e nisi me një bashkëbisedim me fermerët e komunës Rrashbull në
Durrës, ku prezantoi kandidatët për deputetë Ilir Beqja dhe Shkëlqim
Troplini.