Nobelisti shqiptar me prejardhje nga qyteti i Gostivarit, Ferid Muradi është dekoruar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), me titullin "Doctor Honoris Causa".
“Ky titull profesor doktor Ferid Murad i jepet për meritat e jashtëzakonshme për krijimin e kushteve në fushën e arsimit dhe shkencës, ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor për ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe akademik”, deklaroi Vullnet Ameti, Prorektor i USHT-së.
Ky është cmimi i 16-të “Honoris Causa” për nobelistin shqiptar dhe më i vecanti në jetën e tij.
“Të marrësh këtë titull nderi nga i vetmi universitet shtetëror shqiptar që ndodhet kaq afër vendlindjes së babait tim, Llakavicës, është gjë e veçantë për mua! Unë e dua kërkimin shkencor, mësimin dhe kujdesin për pacientin dhe kam dhënë maksimumin tim për t’i bërë të mundshme këto gjera dhe mendoj se shumë njerëz nuk kënaqen me punën si kënaqem unë, dhe diçka, nuk e kam në plan të dal në pension, do punojë gjithmonë”, tha Dr.Ferid Murad, nobelist.
Një ditë më parë, nobelisti shqiptar Ferid Muradi u shpall “Qytetar nderi” nga komuna e Çairit në Shkup. Kjo komunë ka emëruar edhe njërin prej bulevardeve kryesore me emrin e tij. / Top Channel
Shkëndija në finalen e Kupës Pas suksesit në vitin 2011 kur doli në krye të kampionatit maqedonas të futbollit, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, tani është në kërkim të trofeut të Kupës së Maqedonisë.
Komiteti i Helsinkit kritikon Shkupin
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar se gjuha e urrejtjes që po gjen përdorim gjithnjë e më të madh në shoqëri, ka filluar të prodhojë krime që nxiten nga urrejtja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.
Arrestimi i djalit të kryeparlamentarit maqedonas Me pyetjen “përse është arrestuar në Greqi djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski”, mediat greke kanë publikuar në orët e fundit një reportazh nga kjo ngjarje që është mbajtur thuajse e fshehtë për gati tre javë.
Shkup, rrihen barbarisht dy shqiptarë Komunikimi në gjuhën shqipe në qendër të Shkupit u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, në parkun e kryeqytetit në afërsi të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, dy shqiptarë janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh vetëm pse janë dëgjuar duke biseduar shqip.
Gostivari në “luftë” politike Në qytetin e Gostivarit u zhvillua një protestë kundër kryetarit të ri të komunës, Nevzad Bejta. Protesta u organizua nga deputetët dhe këshilltarët komunalë të partisë Rilindja Demokratike Kombëtare, e cila në katër vitet e kaluara ka drejtuar këtë komunë. Ata akuzuan kreun e ri të Komunës, zotin Nezvad Bejta për revanshizëm politik.