Lady Gaga, 25 milionë ndjekës në Twitter 01/06/2012 16:00
Lady Gaga është personi i parë që arriti shifrën e 25 milionë ndjekësve në Twitter dhe menjëherë këngëtarja falenderoi fansat e saj përmes një mesazhi në këtë rrjet social.
“25 milionë ndjekës! Zyrtarisht sot po ndihem vajza më fatlume në botë”, shkroi Lady Gaga në profil të premten.
26-vjeçarja ka rreth 2 milionë e gjysmë ndjekës më shumë se sa Justin Bieber, i cili renditet i dyti në klasifikimin e “followers”-ave.
Lady Gaga ka fituar shumë fansa me anë të veshjeve ekstravagante në skenë dhe jashtë saj.
Stefani Germanotta (emri i vërtetë i këngëtares) ka një marrëdhënie të veçantë me fansat të cilët i quan “përbindësha të vegjël”, ndërsa veten e cilëson “nëna përbindësh”.
Shtatzënë dhe krenare Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re.
“Victoria” zbulon “sekretet” e saj!
Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.
Leo Di Caprio refuzohet nga modelja Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.
Rita Ora lyen flokët ngjyrë blu Gjithmonë ka përzier stile të ndryshme veshjeje, por flokët i ka mbajtur përherë të verdha. Tashmë, Rita Ora ka vendosur që ta ndryshojë këtë gjë dhe ka lyer flokët në blu të hapur.
Brad Pitt: Jam më i lumtur se kurrë Partnerja e tij, Angelina Jolie, zbuloi javën e kaluar se iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë, por edhe pse po kalon kohë të vështira, Brad Pitt është shprehur se është "më i lumtur se kurrë".