Schalke 04 në ndjekje të Van Der Vaart 31/05/2012 15:45
Agjenti i Rafael Van der Vaart ka konfirmuar se Schalke 04 është e interesuar për blerjen e futbollistit hollandez të Tottenham për të zëvendësuar Raulin, i cili tashmë do të luajë në Katar.
“Mund të them se Schalke është interesuar për lojtarin tim”, theksoi Robert Geerlings, përfaqësues i ish-futbollistit të Real Madrid, në një intervistë për ‘Kicker’.
Zërat për një transferim të Van Der Vaart në Bundesligë lindën para disa ditësh, por vetë lojtari i përgënjeshtroi pas miqësores Hollandë-Estoni, kur deklaroi se do të qëndronte tek Tottenham, por shtoi se “në futboll kurrë nuk i dihet”.
Beckenbauer: Dortmundi nuk ka shanse Franz Beckenbauer, Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, sheh favorit për fitoren e Champions League skuadrën e tij, që në finalen e madhe të Uemblit do të ndeshet me Borussia Dortmund.
Kuba: I habitur që arritëm finalen Sezonin e kaluar u eliminuan që në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, paraqitja e tyre e parë në këtë kompeticion në tetë vitet e fundit, e për këtë arsye arritja e Borussia Dortmund në finalen e madhe të Uemblit këtë sezon është një surprizë dhe për vetë lojtarët e saj.
11-shja më e mirë e Bundesligës Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar formacionin më të mirë të Bundesligës të sezonit që sapo ka përfunduar.
Fanellat e reja të Barcelonës Nike ka prezantuar uniformat zyrtare të Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Iniesta, Messi, Piqué, Xavi, Thiago dhe Puyol ishin lojtarët e përzgjedhur për prezantimin e parë.
Urdhëri i fundit i Sir Alex
Me barazimin 5-5 ndaj West Brom Sir Alex Ferguson i dha fund më shumë se çerek shekullit të tij në krye të Manchester United, për të marrë tashmë një tjetër post më komod mes drejtuesve të “Djajve të kuq”.