Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haredin Kuçi ka deklaruar se bisedimet
me Serbinë do të vazhdojnë atëherë pasi të ketë nisur zbatimi i
marrëveshjeve të deritanishme.
“Mendojmë që të implementohen njëherë përfundimet e arritura deri më tani dhe pastaj të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Kuçi, i cituar nga “RTK”.
Zëvendësi i Thaçit është shprehur optimist se përmbushja e marrëveshjeve do të arrihet, pasi për to kanë dalë garant Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
“Besoj se serioziteti dhe cilësia e këtyre bisedimeve duhet të tregohet me një hap konkret në implementimin e marrëveshjeve”,
Mendojmë që të implementohen njëherë përfundimet e arritura deri më tani dhe pastaj të shohim se si do të shkojnë gjërat
Hajredin Kuçi Zv.kryeministër i Kosovës
ka shtuar Kuçi.
Nga ana tjetër, sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se qeveria e re e Beogradit do të vijojë të mbajë kontaktet me Prishtinën, gjithmonë përmes Brukselit.
“Qeveria e re serbe pa asnjë dyshim do të vazhdojë komunikimin direkt me Prishtinën përmes Brukselit, pasi ka ende shumë çështje të hapura, mes të cilave veriu”, ka thënë Ivanoviç.
Zyrtari serb ka komentuar sërish vendimin e qeverisë kosovare për hapjen e Zyrës Administrative në veri, duke e vlerësuar si një hap të gabuar që nxit tensionet.
“Ajo zyrë nuk do t’i shërbejë askujt, përveç se do të provokojë ndonjë reagim të serbëve lokalë”, është shprehur Ivanoviç. / Top Channel
Ligji kundër duhanit Nis zbatimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura publike. Gjobat e larta ndaj atyre që nuk e respektojnë ligjin antiduhan kanë shtyrë pronarët e bisneseve të ndalojnë rreptësisht duhanpirjen nëpër ambientet e mbyllura.
Kosovë, 5 të arrestuar për krime lufte Euleks njoftoi se ka arrestuar 5 të dyshuar nën akuzat për krime lufte. Arrestimet janë kryer nga Policia e Euleksit në bashkëpunim me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu.
EULEX, mbi 100 çështje për krime lufte Misioni EULEX e ka fokusuar punën e tij tek zbardhja e krimeve të
luftës, duke trajtuar plot 101 çështje dhe duke lënë në plan të dytë
hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Krimet e luftës, aktakuzë zyrtarëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuza të rënda të
lidhura me kohën e luftës ndaj të paktën 7 personave, mes të cilëve
zyrtarë dhe diplomatë.
Gratë e dhunuara në luftë
Shefi i misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e ligjit në Kosovë, Bern Borchard inkurajoi viktimat e dhunës seksuale gjatë gjatë luftës në Kosovë që t’i denoncojnë rastet në prokurori.