Gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në Partinë Socialsite, kreu i saj Edi Rama tha se opozita do të hartojë një program realist dhe një program elektoral.
“Ne na takon që njerëzve t’u themi se sa më mirë do ta bëjmë ne punën në shërbim të tyre dhe sa më e mirë do të jetë politika nëse sa më shumë njerëz bëhen bashkë, jo duke dhënë besim të verbër, por një besim të bazuar tek një marrëveshje”, deklaroi Rama.
Zoti Rama fajësoi demokratët nga Kamza, se kanë keqpërdorur votën e dhënë masivisht për ta në këtë zonë gjatë këtyre viteve.
“Sot, jo vetëm legalizimet nuk janë kryer dhe janë një problem i hapur për shumë familje, por pjesa tjetër lë për të dëshiruar”, u shpreh Rama. / Top Channel
Berisha mbyll fushatën në veri Me një lapsus të pakorrigjuar më pas, kreu demokrat Sali Berisha, nga qyteti i Pukës, i ka bërë thirrje të rinjve, që të votojnë jo numrin 44, por 24, dhe pikërisht partinë e Reformave Demokratike të Shqipërisë, pjesë e koalicionit të majtë.
Top Story, uniteti i së majtës para dhe pas zgjedhjeve Kemi hyrë në ditët e fundit të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit, e të gjitha palët janë në matjen e fundit të forcave dhe entuziasmit të tyre. Natyrisht që bëhen edhe premtimet e fundit, por pas kaq vitesh bëhen edhe bilancet e kësaj fushate.
Dështon edhe elektronika e Tiranës
“Atëherë, Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi: Zbatimin e procedurave të identifikimit, të regjistrimit, të pjesëmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23, në mënyrë manuale dhe mosaplikimin e teknologjisë elektronike për këtë qëllim në qarkun e Tiranës. Kush është dakord? 4 vota pro, miratohet”.
“PBDNJ, përcaktuese në tre qarqe” Në një lidhje direkte në edicionin qëndror të lajmeve në “Top-Channel”, kryetari i PBDNJ-së foli për pritshmëritë e forcës së tij politike dhe atë të koalicionit të majtë në tërësi, ndërsa premtoi se do të qëndrojë një aleat i Partisë Socialiste, pavarësisht rezultatit që do të nxjerrin këto zgjedhje.
Rama firmos në Kamëz
Në Kamëz, e cila konsiderohet një prej bastioneve të PD, Edi Rama dhe kandidatët socialistë të Tiranës firmosën zotimin e bërë para shqiptarëve, për të zgjidhur cështjen e legalizimeve.