23:05 Top Show Magazine
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Super radio-teleskopi prej 1 mln metër/katror
25/04/2012 16:10

Super radio-teleskopi prej 1 mln metër/katror
Afrika e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re do të bashkëpunojnë në ndërtimin e një radioteleskopi gjigant që do të studiojë më imtësisht hapësirën me tre objektivë kryesorë; të testojë teorinë e gravitetit të Ajnshtajnit, të kërkojë për jetë aliene dhe të kuptojë mënyrën e formimit të universit.

Tre vendet, anëtare të SKA (Square Kilometre Array), organizatë rajonale për studimet hapësinore, vendosën të ndërtojnë radioteleskopin gjigant në një fushë 1 milion metër/katrorë, territor i mjaftueshëm për ndërtimin e 200 fushave futbolli. Projekti do të kushtojë 1.5 miliard euro dhe qindra antenat që do të vendosen në këtë territor, do të përpiqen të zbardhin të fshehtat e universit e të japin përgjigje për shumë pyetje të shkencës së astronomisë.

Sipas projektit të miratuar nga SKA, parashikohet vendosja e qindra antenave të vogla, sinjalet e veçanta të të cilave do të përpunohen në një të vetëm e të fuqishëm, përcjellës e pritës.

Në fakt Afrika e Jugut dhe Australia kishin vite që po punonin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra për të ndërtuar një projekt të ngjashëm. Por në mbledhjen e SKA-së, u vendos që të merrej më e mira e dy projekteve. Nismës më pas iu bashkua edhe Zelanda e Re.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga shkenca
Twitter përforcon sigurinë
Twitter ka përforcuar sigurinë pas sulmeve të hakersave, duke u ofruar abonentëve mundësinë për një sistem të dyfishtë kontrolli para se të lidhen me rrjetin social.
Microsoft rinovon platformën Xbox
Microsoft ka rinovuar platformën e saj Xbox për të sfiduar konkurrencën e rivalëve të rinj në fushën e lojrave elektronike si Apple dhe Facebook.
Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare
Thuhet që jeta nis kur mbush 40 vjeç, por sipas një studimi të fundit, lumturia e vërtetë vjen në moshën 55-vjeçare. Kërkuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se personat e kësaj grupmoshe qeshin më shumë se çdo grupmoshë tjetër.
Të gjithë jemi afrikanë
Testet e avancuara të ADN-së që iu janë nënshtruar zbulimeve të fundit të arkeologjisë, tregojnë se të gjitha racat njerëzore kanë prejardhjen nga kontinenti i Afrikës.
Shkenca hedh një tjetër hap
Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.