15:29 TN "Dashuri ne Manhattan"
16:04 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Dëmshpërblimi nga tragjedia
23/05/2012

Ligji shqiptar u jep të drejtën familjeve të personave që humbasin jetën në aksidente me mjete të transportit publik të përfitojnë dëmshpërblim financiar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tha për Top Channel se ligji parashikon dëmshpërblim edhe për ata persona, që mbesin të lënduar gjatë këtyre aksidenteve, për të përballuar shpenzimet e kurimit apo dhe kompensimin e humbjes së aftësisë për punë, qoftë kjo e përkohshme apo e përhershme.

Sipas AMF-se nga demshperblimi, sipas ligjit ne cdo rast perjashtohet vetem drejtuesi i mjetit, por nese ai ka policë sigurimi vullnetar ai mund te perfitoje demshperblim ne rast aksidentesh.
Tragjedia e Himarës
Ne rastin e tragjedise se Himares ku humben jeten 13 vete dhe u plagosen 24 te tjere AMF thote se  autobusi i rrezuar ka qene i siguruara ndaj paleve te treta  tek kompania "Sigma Viena Insurance Group".

Sipas AMF ky siguracion mbulon deshmperblimin per viktimat dhe te plagosurit ne nje vlere totale qe eshte minimalisht 150 milione leke. Ky është kufiri minimal i dëmshpërblimin, por vlera reale del pas vlerësimit që bëjnë ekspertët e posaçëm të autoritetit të mbikëqyrjes financiare. Shuma e demshperblimit llogaritet sipas nje formule te posaçme qe eshte parashikuara ne ligj. Sipas AMF-se, kompani siguruese i ka  të gjitha kapacitetet financiare për të përballuar dëmshpërblimin.   



/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
KE, 120 mln euro mjedisit
Komisioni Europian gjatë viteve të fundit i ka dhënë Shqipërisë vetëm për mjedisin 120 milionë euro.
Tragjedia e Himarës, lule në vendin e ngjarjes
Të afërm të viktimave të tragjedisë së Himarës, studente të universitetit të Elbasanit dhe banorë të Himarës bënë të martën homazhe në vendin e aksidentitn ku humben jeten 13 persona nje vit me pare.
Përvjetori i revoltës së Spaçit
40 vjet më parë, të burgosurit politikë në burgun famëkeq të Spaçit u ngritën në një revoltë më 21 maj të vitit 1973, revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.
Durrës, pranga biznesmenit me 8 kg heroinë
Policia portale e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 8 kg heroine dhe ka arrestuar poseduesin e saj, 43-vjeçarin Ardian Rustemi nga Shkodra.
Denoncimi i Sherif Merdanit: Më vodhën makinën
“Ju lutem më sillni makinën, se e kam blerë me vitet e burgut! Duhet të më kërkoni falje për atë që keni bërë dhe unë do t’ju fal!”. Kjo është lutja që këngëtari i njohur, Sherif Merdani, u drejton hajdutëve të makinës së tij.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.