Një ditë pasi shtyu seancën e pyetjeve para deputetëve për çështjen e
Universitetit "Kristal", nga Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, Këshilli i
Ministrave ka urdhëruar pezullimin e licenses së këtij institucioni
arsimor për një vit.
Nderkohe pas nje viti kjo shkolle duhet te plotesoje kriteret per akreditim dhe duhet te riaplikoje per te marre licencen. Ky vendim nenkupton që për këtë vit akademik prane kesaj shkolle nuk do te pranohen studente te rinj, ndersa studentet aktuale do te vazhdojne normalisht procesin mesimor.
Vendimi erdhi pas berjes publike te skandalit te diplomave te marra nga djali i Umberto Bossi-t dhe nje shoqerues i familjes Bossi, pa qene fare ne Shqiperi. Ministria e
Arsimit ndermori nje kontroll per te vertetuar njoftimet e medias se ne kete menyre jane pajisur me diploma edhe shume studente ne Shqiperi. Megjithate Ministria e Arsimit nuk beri te ditur se cfare eshte zbuluar nga ky kontroll. Paralelisht, eshte duke hetuar per falsifikim te dokumenteve zyrtare edhe prokuroria e Tiranës.
Tirana, kantier ndërtimi pa leje
Guximi për të ndërtuar pa leje, plotësisht në shkelje të ligjit, duket se nuk ka fre në këto ditë para procesit zgjedhor.
“Fëmija mund të shpëtonte” Specialistët e mjekësise ligjore, në një ekspertizë të dytë për fëmijën
Denis Almadhi, i cili ndërroi jetë gjatë një operacioni në sy, i kanë
dhënë një kthesë tjetër hetimeve.
Prifti bekon tunelin Prifti i Kishes Ortodokse Autoqefale "Shen Maria" ne Elbasan, At Nikolla
Marku, si jo zakonisht ka zgjedhur te bekoje nje aks rrugor.
Dritan Dajti kërcënon Gjykatën Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë
nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e
gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të
për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave
Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani
administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.