Publicisti Smajli: 2 mijë kilometra në këmbë 23/05/2012
Reporteri i luftës se Kosovës, publicisti në emigrim Maxhun Smajli ka
mbërritur ne durres për të vijuar më tej marshimin e tij të lirisë drejt
Kosovës ne kembe.
Një marshim krejt i veçantë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Më 24 mars, në ditën e nisjes së bombardimeve nga forcat e NATO s kundër objektivave serbe, Smajli, në shenjë falenderimi për vendet, që i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ndërmori nismën e pazakontë për të përshkuar në këmbë itinerarin nga Fulda e Gjermanise deri në Koshare të Kosovës, gjithesej 2 mije kilometra. Marshimi është menduar të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO- s në Kosovë, 78 ditë.
Marshimi i Smajlit është gjithashtu një marshim homazh në nderim të të gjithë shqiptarëve që mërguan nga trojet e tyre pa mundur të kthehen më kurrë. / Top Channel
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës
Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika
e Kosovës.
Limaj kërkon Thaçin dhe Faith Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të premten seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Ministrisë së Transportit.
Kosovë, AKP i drejtohet Kuvendit Anëtarët e mbetur të bordit të AKP-së kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që t’i emërojë sa më shpejt tre drejtorët e rinj, në mënyrë që bordi të rifitojë fuqinë e tij të plotë për të lëvizur drejt proçesit të privatizimit.
Kosovë, lëvizja islame paralajmëron qeverinë Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.
Kosovë, partitë të ndara për zgjedhjet Partitë politike në Kosovë e komentojnë ndryshe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.