09:11 Horoskopi
09:22 "Shqiperia Vendos"
Programi i plote
PUBLICITET
Hetimi për tragjedinë e Himarës
23/05/2012

Hetimi për tragjedinë e Himarës
Hetimet për tragjedinë e Himarës po realizohen nga Prokuroria e Vlorës. Ndërkohë në Elbasan janë mbledhur të dhënat në lidhje me organizimin e ekspeditës dhe veçanërisht të shoqërisë së transportit 'Llixha 2001', që ishte kontraktuar për të realizuar lëvizjen e studentëve.

Nderkohe ekspertiza e Policise së Shtetit mbi shkakun e vdekjes se drejtuesit te mjetit, thote se ai humbi jeten nga traumat e shkaktuara gjate rrezimit te mjetit, duke perjashtuar mundesine e humbjes se kontrollit nga ndonje atak. Hetimet po perqendrohen te gjendja teknike e mjetit. Sipas Prokurorise se Elbasanit, mjeti kishte kryer kontrollin teknik vetem disa jave me pare, ne muajin prill. Ndersa drejtuesi i mjetit ishte nje shofer me eksperience ne transportin urban dhe me leje te rregullt.
Ekspertiza e Policise së Shtetit mbi shkakun e vdekjes se drejtuesit te mjetit, thote se ai humbi jeten nga traumat e shkaktuara gjate rrezimit te mjetit, duke perjashtuar mundesine e humbjes se kontrollit nga ndonje atak




Nderkohe mesohen deshmi te personave qe kane pare rrezimin e autobusit. Sipas nje banori te zones qe ishte duke udhetuar pas autobusit, mjeti mori shpejtesi sapo nisi e tatepjeta e forte deri ne 17 grade dhe pasi goditi dy here murin anesor djathtas vijoi drejt. Ai thote se ka degjuar frenim te forte e me pas autobusin qe u permbys anash duke u rrokullisur ne gremine.

Pas aksidentit ekspertet e policise rrugore kane kontrolluar pjeset e mbetura te automjetit te shkaterruar qe ndodhet ende ne greminen e tragjedise.

Rektori: Do të shohim me sy kritik planin mësimor

Rektori i Universitetit Liman Varoshi ishte të mërkurën në mesditë në Spitalin Ushtarak, ku vizitoi vajzat e plagosura nga aksidenti tragjik që ndodhi në Himarë.

Në një prononcim për mediat, rektori tha se dy prej vajzave që ndodheshin në reanimacion ishte më e rëndë, por ato ishin nën kujdesin maksimal të ekipit mjekësor. Ndërkohë për 7 vajzat e tjera gjendja paraqitet më e mire dhe orët në vazhdim ato mund të dalin prej repartit të terapisë intensive.

Ndërkohë rektori Varoshi theksoi se pas ngjarjes që ndodhi do të shihet më sy kritik plani mësimor, pjesë e të cilit janë edhe ekspeditat, por nuk dha asnjë detaj në lidhje me mënyrën e udhëtimit të studentëve të këtij universiteti në zbatim të planit mësimor të paracaktuar.
/ Top Channel
Tragjedia e Himarës

Tragjedia e Himarës, del nga koma e plagosura
Berisha në Himarë, homazhe për viktimat e aksidentit
Anisa Hysa, flet e mbijetuara




Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Tirana, kantier ndërtimi pa leje
Guximi për të ndërtuar pa leje, plotësisht në shkelje të ligjit, duket se nuk ka fre në këto ditë para procesit zgjedhor.
“Fëmija mund të shpëtonte”
Specialistët e mjekësise ligjore, në një ekspertizë të dytë për fëmijën Denis Almadhi, i cili ndërroi jetë gjatë një operacioni në sy, i kanë dhënë një kthesë tjetër hetimeve. 
Prifti bekon tunelin
Prifti i Kishes Ortodokse Autoqefale "Shen Maria" ne Elbasan, At Nikolla Marku, si jo zakonisht ka zgjedhur te bekoje nje aks rrugor.
Dritan Dajti kërcënon Gjykatën
Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave
Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.