07:30 "Vetem per te qeshur" R
08:07 Serial "Komploti"
Programi i plote
PUBLICITET
Berisha: Rregulla të forta për transportin e nxënësve
23/05/2012

Berisha: Rregulla të forta për transportin e nxënësve
Mbledhja e qeverise u hap me një minutë heshtje, në nderim të 13 viktimave të tragjedisë së Himarës që ndodhi pasditen e së hënës.

Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha shprehu dhimbjen e thelle, per familjet e viktimave. "Lutemi qe ata te gjejne forcen per te perballuar dhimbjen e madhe dhe te rende te shkaktuar nga humbja e jetes se njerezve te tyre me te dashur. U urojme sherim te shpejte te lenduarve. Qeveria do te beje gjithcka per sherimin e tyre sa me te plote. Vleresojme, falenderojme dhe pergezojme te gjithe ata njerez qe kontribuan ne shpetimin e jetes se
Tragjedia e Himarës
njerezve", tha Berisha.

Ndërkohë Kryeministri kërkoi marrjen e masave të forta në parandalimin e aksidenteve të këtij lloji.

"Tragjedia mori jetë njerëzish dhe ne nuk kthejmë dot mbrapsht çfarë ndodhi,  por tani është detyrë e të gjitha institucionave ta studiojnë rastin konkret, të përcaktojnë kushte dhe rregulla komplekse, që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e aksidenteve të tilla. Transporti i organizuar i nxënësve dhe studentëve duhet të ketë kushte dhe rregulla të veçanta", tha Berisha, duke theksuar se fjalën e fundit për shkakun e aksidentit do ta japin autoritetet.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Lehtësira për pushuesit kosovarë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar Hysni Burgaj dhe kolegu i tij i Kosovës, Shpend Maxhuni nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për krijimin e lehtësirave për pushuesit kosovarë që do të vizitojnë bregdetin dhe pikat turistike gjatë sezonit veror.
Greqi, gjykata dëmshpërblen shqiptarin
Gjykata e Patrës, në Greqi, ka dhënë një vendim që mediat greke e konsiderojnë të rralle. Ajo vendosi të dëmshpërbleje një 36-vjeçar shqiptar me shumën 4.611 euro, për mbajtjen e tij padrejtësisht në burg për 5 muaj.
Dita botërore e LGTB
17 maji, eshte dita kunder homofobise ne te gjithe boten. Perfaqesuesit e Ambasades Pink dhe LGTB,  te vendosur prane sheshit 'Vellezerit Frasheri' kane bere apel per respektimin e te drejtave te ketij komuniteti, i cili kete vit ka si moto luften kunder virusit të homofobisë në internet por edhe ne mediat sociale!
Muxhahedinët iranianë në Shqipëri
Muxhahedinët janë sistemuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Shqipëri. 14 prej tyre nga 210 që priten në total në dy muajt e fundit kanë zbritur në Tiranë të enjten dhe janë marre në ruajtje nga shteti shqiptar.
Gjenden tre fëmijë shqiptarë të zhdukur në Mal të Zi
Tre fëmijët të cilët rezultonin të zhdukur që prej ditës së së enjte në Kurbin janë gjetur këtë mëngjes në Budva të Malit të Zi.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.