Robben vërshëllehet nga tifozët e Bayern
23/05/2012 11:15
Schweinsteiger ngushëllon Robben
Bert van Marwijk, trajneri i kombëtares hollandeze të futbollit, dënoi trajtimin që i rezervuan tifozët e Bayern Munchen Arjen Robbenit në ndeshjen miqësore që Hollanda zhvilloi ndaj Bayern Munchen në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut, të martën në mbrëmje.
“Është skandaloze mënyra se si u trajtua Robben nga tifozët e tij. Shpresoj që nga kjo përvojë të dalë më i fortë”, theksoi tekniku i Portokallinjve për agjensinë hollandeze të lajmeve ‘ANP’.
Robben, i cili humbi 11-metërshin në kohën shtesë në finalen e Champions League që Bayern humbi ndaj Chelsea, u vërshëllye nga tifozët kur hyri në fushë në minutën e 77.
Mesfushori hollandez ishte objekt i vërshëllimave sa herë që prekte topin dhe kjo sjellje nuk i ka pëlqyer aspak edhe kapitenit të Hollandës, Mark van Bommel.
“Robben është një nga liderët e Bayern dhe askush nuk po e mbështet në këtë moment të vështirë. Nëse do të isha në vendin e tij do të rishikoja të ardhmen time në klub”, deklaroi ish-mesfushori dhe kapiteni i Bayern Munchen.
Edhe Wesley Snejder i ofroi mundësinë për tu transferuar tek klubi ku luan: “Arjen është i mirëpritur tek Interi nëse do të largohet.”
Arjen Robben vetëm para pak kohësh ka zgjatur kontratën me Bayern Munchen deri në vitin 2015 dhe hipoteza të tilla është vështirë të kthehen në realitet.
Bayern Munchen ka mundur kombëtaren hollandeze të futbollit me rezultatin 3-2 në ndeshjen miqësore.
Toni Kroos kaloi në avantazh bavarezët në minutën e 16, por hollandezët kthyen rezultatin brenda tre minutash me anë të Klaas-Jan Huntelaar dhe Luciano Narsingh, sulmues i Heerenven.
Në minutën e 28 Nils Petersen barazoi rezultatin në 2-2.
Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra për shkak të zëvendësimeve të shumta nga të dy ekipet.
Katër minuta nga fundi, Mario Gomez shfrytëzoi një krosim të Frank Ribery për t’i dhënë fitoren ekipit gjerman.
Miqësoret e tjera të Hollandës në kuadër të përgatitjeve për Euro 2012 janë: ndaj Bullgarisë të shtunën, ndaj Sllovakisë (30 maj) dhe ndaj Irlandës së Veriut (2 qershor).
Urdhëri i fundit i Sir Alex
Me barazimin 5-5 ndaj West Brom Sir Alex Ferguson i dha fund më shumë se çerek shekullit të tij në krye të Manchester United, për të marrë tashmë një tjetër post më komod mes drejtuesve të “Djajve të kuq”.
Borussia, Hummels do të jetë në finale Dëmtimi i Mats Hummels nuk është aq i rëndë sa u duk fillimisht dhe qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund do të jetë me shumë mundësi i pranishëm në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen.
Champions, italiani Rizzoli për finalen gjermane Italiani Nicola Rizzoli është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ndeshje që do të luhet në Uembli të Londrës.
Napoli interesohet për Benitez Napoli kërkon që Rafa Benitez të jetë trajneri që do të zëvendësojë Mazzarrin, i cili bëri të ditur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Romës se do të largohet nga klubi italian pas eksperiencës 4-vjeçare.
Tifozët e Fiorentinës, pritë Milanit U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur një përleshje fizike mes tifozëve të Fiorentinës dhe lojtarëve të Milanit.
Lajmet kryesore
Kriza e KQZ-së, Arvizu në PS
"Qëndrimet e palëve janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje".Berisha: Opozita po pengon procesin