12:00 Lajme e Moti
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Kostoja e tragjedive rrugore
22/05/2012 22:34

Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen sjellin jo vetëm tragjedi njerezore, por edhe humbje të mëdha ekonomike për shoqërinë.

Në një raport të tre viteve më parë, Banka Botërore vlerëson se kostot e humbjes së parakohshme të jetëve në aksidentet rrugore arrijnë deri në 1.5 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Kostoja ekonomike për çdo aksident me pasojë vdekjen varion nga njëri vend në tjetrin, duke qenë më e madhe në vendet me të ardhura të larta.

Në Bashkimin Europian, kostoja mesatare për çdo person që humb jetën në aksident rrugor
Aksidente rrugore
llogaritet sipas Komisioonit Europian në 1 milionë euro.

30 për qind e kësaj kostoje vjen nga shpenzimet direkte që shoqërojnë aksidentin, si mjekimi, riparimi i mjeteve të aksidentuara e deri tek përfshirja e policisë, ndërsa pjesa dërrmuese prej 70 për qind vjen nga prodhimi i munguar ekonomik i atyre që humbasin jetën.

Për Shqipërinë, Banka Botërore përllogarit se kostoja për çdo vdekje në aksident rrugor është mbi 475 mijë dollarë dhe në vitin 2007, 277 aksidentet i kushtuan ekonomisë rreth 300 milionë dollarë.

Numri i aksidenteve ka ardhur në rritje nga viti në vit. Në vetëm dy vjet, nga 2007 në 2009, shifra e vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore u rrit me rreth 77%, duke arritur në 491 vetë.

Ekspertët e Bankës vërejnë se Shqipëria, ashtu si vendet e tjera me të ardhura të ulëta dhe të mesme duhet duhet të ndërhyrjë në mënyrë urgjente për të financuar sigurine rrugore, pasi kosto e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet është shumë herë më e lartë se shpenzimet që duhet të kryeje qeveria për të mbrojtur jetën e qytetareve.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Interesat e bonove në minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave Qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9 për qind.
Qeveria anashkalon Parlamentin
Qeveria ka vendosur të anashkalojë Parlamentin në koncesionin e shumëpërfolur për markimin e karburanteve.
58% e biznesit: Klima jo e favorshme
Dhoma amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin vjetor të Biznesit, përmes të cilit mat perceptimin e anëtarëve të dhomës për klimën e biznesit në Shqipëri. Për 2012-ën ai është 40,48 nga 100, me një tendencë në rënie për këtë vit.
Qeveria shlyen borxhet e “Kurum”
Qeveria ka miratuar një vendim në mbledhjen e radhës, përmes të cilit pranon t’i shlyejë kompanisë “Kurum” 3.4 miliardë lekë detyrime të prapambetura në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar.
CEZ nis gjyqin me Shqipërinë
Grupi çek CEZ ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore ndaj Qeverisë shqiptare në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.Përmes një njoftimi zyrtar CEZ bën të ditur se ka njoftuar Qeverinë mbi vendimin e saj, ku kërkon kompensim për dëmin që i është shkaktuar nga mosmbrojtja e investimit në rrjetin shqiptar të shpërndarjes së energjisë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.