19:30 Lajmet e Moti
20:06 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Një shtëpi politike mbarëshqiptare
20/05/2012 19:30

Një shtëpi politike mbarëshqiptare
Në Ulqin të Malit te Zi prej dy ditësh është duke zhvilluar forumi i Albanosferës me pjesmarrjen e politikanve dhe eksperteve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në fokus të këtij forumi janë cështje që kanë të bëjnë me diasporën shqiptare. Forumi hodhi idene e krijimit të një institucioni të përbashkët për shqiptarët e gjitha trevave, me qëllim që shqiptarët në mbarë botën të kenë një shtëpi të madhe.

Si moderator i forumit, Ervin Mete e mori fjalën i pari. Ndonëse Shqipëria ka një institut diaspore pranë ministrisë së jashtme, Ervin Mete tha se mungon informacioni i hollësishëm për diasporën:

“Për fat të keq ne nuk kemi një hartë të Diasporës shqiptare. Ku ndodhet, si është e struktururar, cfare asetesh ka, cfare mundesish investimi ka”, tha  Ervin Mete, Kryetar i G99.

Republika e Kosovës kishte nivelin më të lartë të përfaqësimit në forum. Ministri i diasporës i qeverisë së Kosovës Ibrahim Makolli, tha se mërgata shqiptare është e përbashkët, pavarësisht shpërndarjes së popullsive shqiptare në 5 shtete ballkanike. Në lidhje me idenë e krijimit të një institucioni të përbashkët për diasporen mbarëshqiptare, ministri Makolli u shpreh:

“Garancia është që të ketë bashkëveprim në të gjitha fushat por edhe në strategjitë e përbashkëta që kanë të bëjnë me diasporën tonë”, tha Ibrahim Makolli, Ministri i Diaspores, Republika e Kosovës.  

Idenë e një institucioni të përbashkët e përshëndeti deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu.
 
“Një hap që do të jetë i mirëpritur dhe me qëllime pozitve aftagjata për integrimin apo ruajten e identitetit të shqiptarëve në diasporë” theksoi Genc Nimanbegu, deputet i Partisë Forca e Re në Mal të Zi.

Përfaqësuesi i partisë demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, Krenar Lloga, shpjegoi se përse një institucion i përbashkët për diasporën do të ishte në radhë të parë një ogur për shqiptarët e Maqedonisë:

“Diplomacia në Maqdoni është tërësisht jo etnike dhe nuk ka as kapacitetin dhe vullnetin të mbulojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë në vendet respektive” u shrpeh Krenar Lloga,
Partia Demokratike e Shqiptarëve të Maqedonisë.

Pavarësisht mbështetjes që gjeti në këtë forum ideja e një instituciont të përbashkë për diasporën, realizimi i saj në praktikë, mbetet kompetencë e të paktën e dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Berisha takon shefen e ODIHR
Një javë pas vendosjes në Shqipëri të misionit të ODIHR-it, i cili do të vëzhgoje dhe do të raportojë për standardin e zgjedhjeve të 23 qershorit, shefja e misionit te ODIHR-it, Cony McCormak u takua me kryeministrin Sali Berisha.
Rama takim me qytetarët në Kombinat
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas prezantimit të kandidatëve për deputetë në disa qarqe kryesore të vendit, iu rikthye takimeve me qytetarët e Tiranës.
Topi sulmon Topallin
Duke sqaruar se në rrugëtimin e tij politik nuk merret me ish-bashkëpunëtorë dhe ish-kolegë, kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi tha se nuk mund t'i bindet këtij rregulli për Jozefina Topallin, të cilën e quajti njeri të vogël që ka abuzuar me pushtetin.
KQZ ndryshon shortin e listës
Pasi është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka ndryshuar atë.
”Vendi drejt humnerës financiare”
Duke analizuar të dhënat më të fundit zyrtare që vinë nga sektori ekonomisë, kreu i PS, Edi Rama, deklaroi se kryeministri Berisha është duke e çuar vendit drejt një humnere financiare.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.