Fshati Drobonik, vetëm 2 kilometra larg qytetit të Beratit, është një prodhues i qershive që këto ditë kanë mbushur tregjet e gjithë vendit dhe veçanërisht në kryeqytet.
Por rruga për në këtë zonë është shumë e keqe dhe ndikon direkt në humbjen e shumë të ardhurave që këta fermerë do të merrnin këtë sezon nga pemtaria.
Ata prodhimet e tyre i shesin me 50 lekë, por në tregun e kryeqytetit shiten me 300 lekë. Shkak për këtë rritje të madhe çmimi është edhe rruga e shkatërruar. Këtë vit ka një superprodhim në pemtari, por që nuk po shitet.
“Punëtorët duhen paguar në një kohë që unë prodhimin do e hedh në kanal se nuk kam çfarë të bëj tjetër. Edhe sikur me 30 lekë të më kërkohet qershia unë do e shes. Të paktën të laj punëtorët”, shprehet një fermere e zonës.
Këta fermerë që mundësi të vetme jetese kanë prodhimet në pemtari kërkojnë riparimin e rrugës që lidh fshatin e tyre me akset nacionale.
Një rrugë më e mirë do të ndikonte pozitivisht në uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit.
“Të mbrohemi para KLD-së” Tashmë kur janë pa imunitet dhe të ekspozuar ndaj hetimit gjyqtarët
hedhin idenë e krijimit të një njësie të specializuar që do t'i mund t'i
mbrojë ata për rastet e procedimeve disiplinore në Këshillin e Lartë të
Drejtësisë.
Tepelenë, kapen 60 kg marijuanë
Policia në qytetin e Tepelenës ka sekuestruar mëngjesin e së shtunës një
sasi droge prej 60 kg marijuanë, që po transportohej nga dy të rinj.
Lehtësira për pushuesit kosovarë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar Hysni Burgaj dhe kolegu i tij i Kosovës, Shpend Maxhuni nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për krijimin e lehtësirave për pushuesit kosovarë që do të vizitojnë bregdetin dhe pikat turistike gjatë sezonit veror.
Greqi, gjykata dëmshpërblen shqiptarin
Gjykata e Patrës, në Greqi, ka dhënë një vendim që mediat greke e konsiderojnë të rralle. Ajo vendosi të dëmshpërbleje një 36-vjeçar shqiptar me shumën 4.611 euro, për mbajtjen e tij padrejtësisht në burg për 5 muaj.
Lajmet kryesore
Konventa kombëtare e PS-së
Rama: Me trenin e qytetarëve drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës