12:29 Serial "24 ore"
14:05 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Heynckes: Shpresoj që Chelsea të mos mbyllet pas
17/05/2012 15:30

Heynckes: Shpresoj që Chelsea të mos mbyllet pas
Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, shpreson që Chelsea të mos mbyllet në mbrojtje në finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën në Allianz Arena ashtu siç bëri ndaj Barcelonës.

“Chelsea mund të luajë me sisteme të ndryshme loje. Luajti ndryshe me Benfikën në çerekfinale dhe ndryshe me Barcelonën në gjysmëfinale. Shpresoj që kundër nesh mos të luajë siç bëri ndaj katalanasve”, u shpreh tekniku gjerman për uefa.com.

Heynckes është i shqetësuar edhe për eksperiencën e disa lojtarëve të ekipit anglez: “Veteranët e tyre kanë dëshirë për të fituar këtë trofe të madh dhe kjo është e rrezikshme për ne. Ndeshja do të jetë e hapur dhe mundësitë janë 50 me 50, por ne mund të kemi një avantazh të vogël meqë luajmë në shtëpi.”

Gjithsesi, lojtari me më shumë eksperiencë i Bluve të Londrës, kapiteni John Terry, do të mungojë në finale për shkak pezullimi. Përveç tij trajneri Di Matteo do të bëjë edhe pa Branislav Ivanovic, Raul Meireles dhe Ramires. Nga ana e tij Jupp Heynckes do të duhet të gjejë zëvendësues për tre lojtarë: Alaba, Badstuber dhe Luiz Gustavo.



/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Napoli, parulla kundër Cavanit
Tifozeria e organizuar e ekipit të Napolit ka humbur durimin me pritjen e gjatë për të ardhmen e sulmuesit Edinson Cavani.
Dinho: Kupa e Konfederatave s’më intereson
“Kupa e Konfederatave? Nuk e ndjek dhe nuk më intereson. Tek e fundit, nëse nuk luaj vet në to nuk i ndjek kurrë. Ose jam në fushë, ose futboll në televizor nuk ka”.
Paris SG, dështon edhe opsioni “Capello”
Janë ndërprerë negociatat mes djalit të Fabio Capello, Pierfilippo, avokat që kujdeset për interesat e të atit, dhe drejtuesve të Paris Saint-Germain.
Reali, 130 mln për Bale dhe Isco në korrik
Në pritje të zyrtarizimit të Carlo Ancelotti-t në krye të pankinës, Real Madrid ka bërë hapa përpara për Gareth Bale dhe Isco.
Kupa e Konfederatave; Italia vuan, por kualifikohet
Italia mposht 4-3 Japoninë dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.