09:00 Lajme e Moti
09:11 Horoskopi
Programi i plote
PUBLICITET
Dokumentar “trash” kundër Obamës
16/05/2012 21:00

Dokumentar “trash” kundër Obamës
Me synimin për të sulmuar presidentin Obama me teori imagjinare mbi fëmijërinë e tij, del në internet një film me të vërtetë i marrë me titullin “Ëndrra nga Babai i Vërtetë”.

Sipas filmit në fjalë, babai i vërtetë i Obamës nuk ishte një sduent nga Kenia, por Frank Marshall Davis, një gazetar amerikan zezak dhe militant komunist.

Një hipotezë kjo, me siguri e bazuar në asnjë provë, por që hedh poshtë hipotezën që presidenti i parë me ngjyrë të ketë lindur në Afrikë, siç deklarojnë prej vitesh fansat e Tea Party.

Me pak fjalë, ky film, në vend që të diskretitojë Obamën, ka
Zgjedhjet ne SHBA
siguruar një rezultët elektoral të kundërt për rivalët e tij, duke e legjitimuar atë dhe duke shpërbërë frontin komplotist.

Duke treguar qartë se ai ka lindur në Amerikë, filmi faktikisht përgënjeshtron hapur të famshmit â€"Birthers”, ose ata që prej vitesh vazhdojnë të jenë të bindur se presidenti amerikan nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe që për rrjedhojë presidenca e tij është ilegjitime.

Filmi është prodhuar nga â€"Highway 61 Entertainment”, një kompani e specializuar në llojet e dokumentarëve-mbeturinë, të lidhur gjithësesi me të djathtën më ekstreme.

Për ta kuptuar mjafton të kërkosh filma të tjerë të xhiruar nga kjo organizatë si: â€"Farewell Israel”, â€"Atomic Jihad”, â€"Elvis Found Alive” dhe â€"Paul McCartney Really Is Dead”. / Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.