15:35 Serial "Rregullat e Lojes"
16:30 Dokumentar "Shetitje ne Mesdhe"
Programi i plote
PUBLICITET
Misteri i vrasjes së Rizik
16/05/2012

Vrasesi i palestinezit Anuar Rizik konsiderohet një profesionist, jo vetëm nga mënyra se si arriti të vinte mekanizmin e lëndës shpërthyese në portën e tij, por edhe për lëvizjet që ka kryer gjatë mesnatës së 9 majit në rrugen "Budi" ne kryeqytet.

Gjate veprimeve hetimore, policia ka arritur te siguroje rregjistrimet e disa kamerave te subjekteve private ne zonen ku ndodhi krimi, duke verejtur levizjen e te pakten 40 automjeteve ne ate rruge, ne harkun kohor te tre oreve kur ndodhi dhe ngjarja, por qe ende nuk mund te bjere ne gjurmet e vrasesit. Policia ka shoqeruar pothuajse te gjithe deshmitaret e mundshem te asaj mbremjeje qe pa dijenine e tyre, mund ta kishin shquar vrasesin, i cili mund te kete levizur ne kembe per te kryer kete krim.
 
Dyshimet policore flasin per nje njeri qe ka marre masat duke u kujdesur qe t'u fshihet kamerave te sigurise gjate vendosjes se eksplozivit. Puna hetimore veshtiresohet akoma edhe me teper, kur sipas te dhenave paraprake,Anuar nuk ishte konfliktuar pothuajse asnjehere me banoret e zones ne fshatin Zalle, nga ku buron pista kryesore e hetimit se vrasja jo vetem e ka origjinen aty, por edhe ekzekutori eshte banor i ketij fshati.

Tabulatat telefonike te Anuar nuk tregojne per asnje mesazh kercenues, ndaj tij personalisht, nderkohe qe pothuajse te gjithe drejtuesit e tjere te fabrikes se çimentos ne Fushe-Kruje kane marre mesazhe te tilla nga fshataret e zones. Rizik, sipas deshmive ishte nje balance e drejtuesve te fabrikes me punetoret dhe banoret e zones, te cilet deri nje vit me pare merrnin nje pagese prej 70 mije lekesh ne muaj si demshperblim per ndotjen e zones, si edhe per pretendimet ne pronesine e tokes. Ekspertet e shohin te veshtire ecurine e hetimeve, per te zbuluar kete krim, pasi edhe pergjimet ne zone nuk sollen asnje dobi ne favor te tyre.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
“Të mbrohemi para KLD-së”
Tashmë kur janë pa imunitet dhe të ekspozuar ndaj hetimit gjyqtarët hedhin idenë e krijimit të një njësie të specializuar që do t'i mund t'i mbrojë ata për rastet e procedimeve disiplinore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Tepelenë, kapen 60 kg marijuanë
Policia në qytetin e Tepelenës ka sekuestruar mëngjesin e së shtunës një sasi droge prej 60 kg marijuanë, që po transportohej nga dy të rinj.
Lehtësira për pushuesit kosovarë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar Hysni Burgaj dhe kolegu i tij i Kosovës, Shpend Maxhuni nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për krijimin e lehtësirave për pushuesit kosovarë që do të vizitojnë bregdetin dhe pikat turistike gjatë sezonit veror.
Greqi, gjykata dëmshpërblen shqiptarin
Gjykata e Patrës, në Greqi, ka dhënë një vendim që mediat greke e konsiderojnë të rralle. Ajo vendosi të dëmshpërbleje një 36-vjeçar shqiptar me shumën 4.611 euro, për mbajtjen e tij padrejtësisht në burg për 5 muaj.
Dita botërore e LGTB
17 maji, eshte dita kunder homofobise ne te gjithe boten. Perfaqesuesit e Ambasades Pink dhe LGTB,  te vendosur prane sheshit 'Vellezerit Frasheri' kane bere apel per respektimin e te drejtave te ketij komuniteti, i cili kete vit ka si moto luften kunder virusit të homofobisë në internet por edhe ne mediat sociale!


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.