Tom Cruise: Nuk kam kryer operacione plastike 16/05/2012 12:00
Pas dy muajsh do të mbushë 50 vjeç, por Tom Cruise duket pothuajse po ai që fitoi famë falë interpretimit në filmin ‘Top Gun’ të vitit 1986.
Mund të mendohet fare lehtë se aktori ka kryer operacione plastike për të ruajtur rininë, por Cruise i ka hedhur poshtë këto zëra në një intervistë për revistën ‘Playboy’.
“Nuk kam kryer asnjë operacion plastik dhe kurrë nuk do bëja diçka të tillë për tu dukur i ri. Unë thjesht stërvitem dhe rri me familjen”, deklaroi Cruise, i cili përfitoi nga rasti për të folur edhe për dashurinë që ndjen për bashkëshorten Katie Holmes.
“Ajo është një femër e jashtëzakonshme dhe këtë e kupton po kalove 5 minuta pranë saj. Jam i lumtur dhe kam qenë kështu që në momentin e parë që e takova bashkëshorten time”, theksoi protagonisti i ‘Top Gun’.
Cifti është martuar në vitin 2006 dhe kanë një vajzë 6-vjeçare së bashku.
Justin Bieber blindon festat e tij Paraja s’mund të blejë miq, por me siguri mund të të sigurojë një klasë të lartë armiqsh. Justin Bieber ka vendosur të detyrojë të ftuarit nëpër festat që realizon në shtëpinë e tij në Los Anxheles, që të mos nxjerrin asnjë sekret jashtë mureve.
Lidhja e re e Katy Perry Katy Perry ka nisur një lidhje dashurie me agjentin e saj dhe njëkohësisht shokun e ngushtë, Michael Kives, por bëhet fjalë vetëm për një lidhje për seks dhe jo lidhje serioze.
Kristen Stewart tregon gishtin e mesit Në fillim të kësaj jave dukej se e kishte marrë veten nga ndarja e radhës me Robert Pattinson pasi u pa duke ia kaluar mirë me një shok, por Kristen Stewart është rikthyer sërish në zymtësinë e saj.
Irina Shayk “çmend” Kanën Irina Shayk tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u paraqit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë për premierën e filmit ‘All Is Lost’.
Carmen Electra shijon Dubain Carmen Electra ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe duke kaluar disa ditë pushimi.