Nuk shikon gjilpërën, nuk ndjen dhimbje 16/05/2012 11:20
Gjithmonë na është këshilluar nga infermieret që në momentin kur bëjmë vaksina të kthejmë kokën nga ana tjetër për të mos parë gjilpërën dhe kjo këshillë duket se ka efekt.
Studiuesit gjermanë kanë dalë në përfundimin se kthimi i kokës e bën më pak të dhimbshëm shpimin e ages. Studimi i publikuar në revistën mjekësore ‘Journal’ tregon se largimi i frikës para gjilpërës zvogëlon edhe ndjesinë e dhimbjes.
Kërkuesit e Universitetit të Mjekësisë në Berlin dhe ata të Universitetit të Mjekësisë në Hamburg vëzhguan disa vullnetarë të cilëve iu treguan video të një krahu që shpohej nga një gjilpërë dhe të një krahu që fërkohej me pambuk në kohën që stimuj elektrikë i përshkonin dorën.
U vu re që stimujt ishin më të dhimbshëm kur vullnetarët shikonin gjilpërën që shponte krahun në krahasim me dhimbjen që ndjenin kur shikonin pambukun.
Microsoft rinovon platformën Xbox Microsoft ka rinovuar platformën e saj Xbox për të sfiduar konkurrencën e
rivalëve të rinj në fushën e lojrave elektronike si Apple dhe Facebook.
Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare Thuhet që jeta nis kur mbush 40 vjeç, por sipas një studimi të fundit, lumturia e vërtetë vjen në moshën 55-vjeçare. Kërkuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se personat e kësaj grupmoshe qeshin më shumë se çdo grupmoshë tjetër.
Të gjithë jemi afrikanë Testet e avancuara të ADN-së që iu janë nënshtruar zbulimeve të fundit të arkeologjisë, tregojnë se të gjitha racat njerëzore kanë prejardhjen nga kontinenti i Afrikës.
A është i mundur udhëtimi në kohë?
Ideja e udhëtimit në kohë është tunduese, tërheqëse. Do mjaftonte shtypja e disa butonave për të shkuar jo vetëm “diku tjetër”, por edhe “në një kohë tjetër”. Që prej botimit të novelës “Makina e kohës” e H.G Wells në vitin 1895, fillimisht kinemaja dhe më pas shkenca është mahnitur nga kjo ide.