U mendua se do ishte thjesht një falenderim për fitimin e kampionatit të futbollit në SHBA, por vizita e David Beckham në Shtëpinë e Bardhë u kthye në një komedi të papritur nga Presidenti Barak Obama.
Presidenti i SHBA-ve filloi të verë në lojë Beckham duke i thënë se në moshën 37-vjecare gjysma e shokëve të ekipit mund të kishin qënë fëmijët e tij.
Obama e ngacmoi yllin e futbollit edhe në lidhje me karrierën e tij si model.
Për të shkaktuar të qeshura Obama tha: "Ai është mjaft i ashpër. Kjo është një gjë e rrallë se si një njeri që mund të jetë kaq i ashpër në fushën e lojës të ketë gjithashtu edhe linjën e vet të të brëndshmeve”.
Beckham dhe ekipi i tij LA Galaxy ishin të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë për të marrë urimet për fitimin e kampionatin Major League Soccer këtë sezon. Obama u afrua për një foto me ekipin duke qëndruar në krah të Beckham ndërsa mbante një fanellë të ekipit me emrin e tij mbi të.
Carmen Electra shijon Dubain Carmen Electra ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe duke kaluar disa ditë pushimi.
Robert-Kristen ndahen sërish Robert Pattinson është bërë mjeshtër i paktimit të rrobave. Aktori britanik është zhvendosur sërish nga “foleza e dashurisë” që ndante me Kristen Stewart, pasi zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.
Shtatzënë dhe krenare Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re.
“Victoria” zbulon “sekretet” e saj!
Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.
Leo Di Caprio refuzohet nga modelja Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.