06:08 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Juventus, Barzagli rinovon deri më 2015
15/05/2012 15:10

Juventus, Barzagli rinovon deri më 2015
Andrea Barzagli
Andrea Barzagli lidhet gjithmonë e më shumë me Juventusin. Mbrojtësi i qendrës ka rinovuar kontratën me shoqërinë bardhezi deri në qershor të vitit 2015.

Kontrata e mëparshme e 31-vjeçarit skadonte në qershor të vitit 2013. Për ish-futbollistin e Wolfsburg do të ketë edhe një rritje të pagës.

Barzagli ka qenë një nga futbollistët kyç të fazës difensive të ekipit të drejtuar nga Antonio Conte. Ka luajtur 35 ndeshje në këtë kampionat duke shënuar 1 gol.

Golin e vetëm e shënoi të dielën kundër Atalantës me 11-metërsh.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Reali, 130 mln për Bale dhe Isco në korrik
Në pritje të zyrtarizimit të Carlo Ancelotti-t në krye të pankinës, Real Madrid ka bërë hapa përpara për Gareth Bale dhe Isco.
Kupa e Konfederatave; Italia vuan, por kualifikohet
Italia mposht 4-3 Japoninë dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.
Kupa e Konfederatave, Neymar “show”
Selecao shkon në gjysmëfinale me firmën e Neymar. Kampioni i ri i Barcelonës nis shfaqjen e tij pas vetëm 9 minutash, me një super gol.
Gattuso nis aventurën e tij si trajner
Gennaro Gattuso është zyrtarizuar si trajneri i ri i Palermos. Ekipi siçilian ka njoftuar se drejtimi teknik i skuadrës do i lihet në dorë ish-mesfushorit të Milanit që la futbollin e luajtur vetëm disa muaj më parë.
Spanja, 5 vite, 7 tituj
1 Botëror, 2 Europiane, 2 Europiane U-21 dhe 2 Europiane U-19 janë titujt e përfaqësueses spanjolle në kategori të ndryshme në 5 vitet e fundit. Një cikël ndoshta i papërsëritshëm dhe një etapë që nuk ka të krahasuar e që nuk dihet se kur do të përfundojë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.