20:46 Dokumentari "Kryekenga e kombit"
21:57 Serial "Firma"
Programi i plote
PUBLICITET
Spahia: Ambasadori holandez ‘non grata’
15/05/2012

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nëpërmjet një komunikimi për shtyp ka kundërshtuar sërish aktivitetet e paralajmëruara nga komuniteti LGBT në ditën kundër homofobisë më 17 maj.

Duke shprehur kundërshtitë e kësaj partie ndaj fenomenit të homoseksualizmit në emër të shoqërisë së shëndoshë, Spahia shkoi edhe më tej duke kërkuar shpalljen e ambasadorit të Holandës në vendin tonë si person të padëshiruar, për shkak të deklaratave të tij ndaj disa deputetëve shqiptarë dhe në mbrojtje të homoseksualëve.

“Vecojmë qendrimet e ambasadorit të Holandës në Tiranë, i cili më shumë se cdo gjë po shqetësohet për hallin e homoseksualëve. Ai nuk duhet të dalë jashtë rolit të statusit diplomatik e të lëshojë fyerje ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të vendit ku shërben. Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon që ambasadori aktual holandez të shpallet përson i papërshtatshëm dhe të largohet nga Shqipëria”, deklaroi zoti Spahia.

Gjatë një debati televiziv ambasadori holandez përdori fjalë fyese ndaj Ekrem Spahiut duke iu referuar qendrimeve të tij publike për cështjen e të drejtave të homoseksualëve.

/ Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.