09:26 "Procesi Sportiv" R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Rama: Berisha po blen deputetët e PS
15/05/2012

Pas një mbledhje urgjente me kryesinë e PS, që ka zgjatur tre orë, Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të opozitës ka parashtruar dy qëndrime në lidhje me zgjedhjen e Presidentit dhe reformën elektorale.

Kryetari PS-së, Rama ka akuzuar Kryeministrin, se ka nisur blerjen e deputetëve të opozitës, për të votuar pro kandidaturës së Partise Demokratike për President.

“Të shtunën mbrëma dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës, në para, të të dërguarve të Kryeministrit, për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e Partisë Demokratike për postin e Presidentit. E them publikisht këtë fakt, jo se është diçka e re, ka ndodhur po kështu, kur Kryeministri kërkonte të cante me
Të shtunën mbrëma dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës, në para, të të dërguarve të Kryeministrit, për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e Partisë Demokratike për postin e Presidentit.

Edi Rama
para në dorën grupin tonë parlamentar gjatë periudhës së bojkotit të Parlamentit. Ka ndodhur po kështu edhe kur duhej të zgjidhej presidenti i Republikës në vitin 2007. Do të ndodhë përsëri kështu, deri kur Kryeministri i sotëm, të ketë nevojë për vota që nuk i ka, deri në ditën e fundit të qëndrimit të tij në atë karrige, aq më tepër sot, kur ka nisur numërimi mbrapsht i orës së pushtetit të tij të vjedhur, për të vjedhur Shqipërinë", tha Rama.

Ndërkaq, po për çeshtjen e presidentit Edi Rama u shpreh se PS, nuk do të pranojë asnjë kandidat nga PD-ja për President, por as nuk do të ngulmojë për një kandidat nga ana e opozitës.

"Nuk pranojmë asnjë kandidat nga Partia Demokratike dhe nuk synojmë të imponojmë asnjë emër nga PS, sepse nuk duam thjesht një President, që të mos jetë nxjerrë nga barku i oborrit të Saliut, por duam një President që të mos jetë noter i cilësdo parti, përfshi edhe Partinë Socialiste. Duam një President për të gjithë ju, për këtë komunikojmë me cdo forcë politike që është në parlament, me votat tuaja dhe për këtë do të mundohemi deri në fund të këtij procesi kushtetues", tha Rama.

Kryesocialisti Rama është shprehur optimist se reforma zgjedhore do të përfundojë me sukses.

"Në këndvështrimin tonë, procesi i reformës i ka patur dhe i ka të gjitha gjasat të mbyllet me sukses, në të mirë të vendit, në të mirë të të gjitha forcave elektorale, që pastaj mishërohen në forca parlamentare. Kompromisi për konsensusin është i mundshëm dhe urojmë që të realizohet për të mundur të realizojmë reformën zgjedhore të plotë, integrale dhe të pakontestueshme. Nuk dua të bëj komente, të cilat cënojnë frymën e domosdoshme konstruktive që duhet të vazhdojmë të ushqejme, pavarësisht komenteve krejt të pavend, krejt pa etikë dhe krejt të padobishme të kryeministrit një ditë më parë", tha Rama.

PD: Nëse PS ka prova t'i denoncojë

Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së Ramës, duke thëne se nese zoti Rama ka prova lidhur me perpjekjet per blerjen e deputeteve duhet t'i denoncoje ato.

"Sot Edi Rama lëshoi shashkën e radhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekje që sipas Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetët e tij. PD duke hedhur poshte këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon Ramës që çdo provë, fakt apo të dhënë për cilindo ta paraqesë në Prokurorinë e Shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim", tha zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.



 

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Berisha: Shqipëria, shembull për tolerancën fetare
Kryeministri Sali Berisha flet në konferencën e OSBE-së mbi tolerancën dhe mosdiskriminimin.
“E majta fiton 80 mandate”
Lëvizja Socialiste për Integrim, në një miting në qytetin e Fierit, prezantoi kandidatët në këtë qark.
“Shqip”: Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?
Një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, emisioni i përjavshëm i Rudina Xhungës, “Shqip”, nuk mund të mos fokusohej përsëri në çështjet politike, të cilat në ditët e fundit janë fokusur tek konventa e Partisë Socialiste dhe mbi të gjitha, tek rivaliteti Rama-Meta, për njeriun që do të shndërrohet në kryeministrin e ardhshëm të vendit.
Berisha fton emigrantët
Në prezantimin e kandidatëve të qarkut Gjirokastër, ku ministrat Genc Ruli dhe Spiro Ksera janë favoritë në listën e Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha bëri disa premtime të reja elektorale.
Hand: Lojë e pistë me KQZ-në
Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike këtu, sheh dritë në fund të tunelit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.