07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Kush është më përrallorja?
15/05/2012

Kush është më përrallorja?
Charlize Theron luan rolin e mbretëreshës së keqe Ravenna, duke u bërë xheloze për bukurinë e rivales së saj Borëbardha, që luhet nga Kristen Stewart.

Të dyja aktoret ishin në premierën e filmit të tyre, por Charlize në jetën reale nuk ka përse të jetë aspak xheloze, pasi bukuria dhe pamja e saj janë perfekte.

Të dyja aktoret në premierë ishin përrallore dhe kishin veshur fustane të zeza.

   

22-vjecarja Kristen kishte veshur një fustan të koleksionit Marchesa's Fall, 2012. Fustani ishte tepër interesant dhe krijonte idenë e një skeleti në pjesën e sipër gjoksit, krahë dhe kurriz.Flokët ishin lidhur mbrapa, ndërsa make-up ishte fare i lehtë, me qëllim që fytyra e saj të ishte e bardhë borë, ashtu si edhe personazhi që luan.

 

 

Ndërsa Charlize, 36 vjec dukej për mrekulli me krijimin e Christian Dior Couture. Me fustanin e veshur këmbet e saj dukeshin shumë joshëse poshtë copës së hollë.

 



 

   

 

    



 

/ Top Channel



Facebook
Sondazh

Kush ju pelqen me shume ne kete event?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.