01:25 E Diela Select
03:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
“Moody’s” zhvlerëson bankat italiane
15/05/2012

Agjencia e kreditimit “Moody’s” ka shkurtuar normat e interesit për 26 banka italiane, përfshirë më të mëdhatë e Italisë, “Unicredit” dhe “Intesa Sanpaolo”.

Ekonomia e Italisë po tkurret, ndërkohë që qeveria po përpiqet të reformojë sektorin publik të vendit. Agjencia thotë se bankat po bëhen gjithnjë e më të cënueshme nga reçesioni i Italisë dhe efektet e masave qeveritare anti-krizë.

Bankat “Unicredit” dhe “Intesa Sanpaolo” shpresojnë për një të tretën e aseteve të tregut bankar italian. Të dyja atyre iu reduktua vlerësimi në nivelin A3 nga A2 që kishte qenë më parë, ka bërë të ditur “Moody’s”.
Kriza Financiare

Disa nga bankat e tjera panë gjithashtu normat e interesit t’i shkurtoheshin me katër nivele. Gjithashtu, të gjitha bankat janë vendosur në një trend negativ, që do të thotë se niveli i tyre mund të zhvlerësohet edhe më tej.

“Normat e bankave italiane janë tani më të ulëtat në radhët e vendeve të avancuara të Evropës, gjë që reflekton ndjeshmërinë e bankave ndaj ambjenteve të pavaforshme ekonomike në Itali dhe Evropë”, thotë “Moody’s” në një deklaratë.

“Bankat janë të cënueshme edhe nga reçesioni i ringjallur në Itali, duke pasur parasysh problemin e theksuar të huave dhe mungesën e përfitimeve”, shton më tej instituti.
/ Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.