Ai ishte gjeniu vizionar i gjigandit ‘Apple’, i cili fatkeqësisht
ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare vitin e shkuar, pas një beteje të
gjatë dhe të mundimshme me kancerin. Dhe kur informacionet e para se,
Ashton Kutcher do të luante rolin e Steve Jobs në filmin kushtuar jetës
së tij, filluan të qarkullonin, shumë hije dyshimi u ngritën nëse aktori
i ri amerikan do të ishte në lartësinë e duhur për këtë rol.
Por pamjet më të reja që e tregojnë Ashton Kutcher në setin e xhirimeve të filmit më të ri janë një shenjë se të gjitha dyshimet do të merren mbrapsht. Ashton, 34 vjeç, shfaq një ngjashmëri absolute me gjeniun e ‘Apple’ në një moment të shkëputur nga xhirimet e filmit kushtuar jetës së tij, dhe pse nuk përcaktohej qartë se cilën periudhë të jetës së gjeniut ishte duke interpretuar, duke qenë se pamja të kujtonte Jobs-in e fundit të viteve ’70, ndërsa veshja ishte e ngjashme me atë që ai përdorte kohët e fundit.
Kur fillimisht u përfol emri i Kutcher për këtë rol, shumë menduan se ishte një shaka, derisa producenti i filmit Mark Hulme e konfirmoi zyrtarisht këtë gjë.
“Duke qenë se filmi do të mbulojë gjithë jetën e Jobs, pra edhe periudhën kur ai ka qenë i ri, në moshën 20-vjeçare, na duhej një aktor q të ishte i aftë të mbulonte jo vetëm periudhën e rinisë së Jobs në atë kohë, por edhe kompleksitetin e tij psikologjik si personazh. Duke u nisur nga fakti se Ashton ka një ngjashmëri fizike shumë të dukshme me Jobs, atëherë ai ishte një zgjedhje e përkryer për këtë rol”, – u shpreh regjisori.
“Jobs”, siç do të quhet edhe filmi, pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe do të trajtojë jetën e biznesmenit vizionar të njohur në mbarë botën, i cili arriti të ngjitej nga një hipi kalifornian, në themeluesin e gjigandit botëror ‘Apple’ dhe për këtë arsye për shumëkënd u bë simbol i suksesit. Steve Jobs u nda nga jeta tetorin e vitit të kaluar, në moshën 56-vjeçare, pas betejës sëmundjen e kancerit të pankreasit.
Aktori i “Sopranos”, James Gandolfini ndërron jetë
James Gandolfini, i cili u bë i famshëm me rolin e bosit të mafias në “The Sopranos”, duke i dhënë një kthesë bashkëkohore si vizitues i një terapisti për ankthet e moshës së mesme, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak në Itali, ka thënë një zëdhënëse e HBO-së dhe menaxherët e aktorit gjatë së mërkurës.
Angelina Jolie viziton refugjatët sirianë Muajin e kaluar zbuloi se i ishte nënshtruar një mastektomie të dyfishtë pasi kishte marrë vesh se kishte 87% mundësi të prekej nga kanceri në gji, ndërsa tani Angelina Jolie ka rinisur punën e saj humanitare me refugjatët sirianë.
Libër mbi jetën e Ava Gardner Është një nga yjet e kinematografisë botërore që ka bërë të ëndërrojnë breza të tërë me bukurinë dhe interpretimet e saj: Ava Gardner.
Film për minatorët e Kilit Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite më parë mbetën të bllokuar nëntokë në Kili për rreth dy muaj, duke shpëtuar më pas të gjithë mrekullisht.
“Dueli” De Niro-Travolta Një lloj dueli, plot me tortura dhe gjak, është “Killing Season”, filmi
me regji të Mark Steven Johnson, i prezantuar këto ditë në Taormina Film
Fest.