Reforma zgjedhore, orët e fundit të komisionit
14/05/2012 22:35
Komisioni për reformën zgjedhore ka punuar pasditen e së hënës sikur mes dy palëve të mos kishte asnjë mosmarrëveshje.
Ata kanë mbyllur me konsensus të gjithë kapitujt e përpunuar deri tani, duke reflektuar edhe rekomandimet e ODIHR-it. Për kapitujt e rregjistrimit të kandidatëve në zgjedhje, për fushatën në media, kuotën gjinore të grave dhe financimin e partive ODIHR ka dhënë komente pozitive dhe të gjitha janë reflektuar me konsensus në komision.
Por komisioni ende nuk e ka mbyllur punën. Komisionit i skadon mandati mesnatën e së martës dhe 7 orë përpara skadimit komisioni do të
mblidhet sërish. Ky do të jetë momenti vendimtar, nëse do të gjendet kompromis për cështjen më të nxehtë, formulën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Asnjëra nga palët nuk i ka humbur shpresat për një kompromis të minutës së fundit. Në fakt, janë vetëm pak nene për të cilat demokratët dhe socialistët duhet të bien dakord.
Përvec KQZ-së që është më e vështira, të martën pasdite palët shkojnë me një kompromis paraprak për kapitullin e ankimimeve dhe për reflektimin në Kod të rekomandimeve të ODIHR-it për numërimin elektronik.
Nëse kompromisi nuk arrihet, i mbetet parlamentit të vendosë të enjten, nëse do t'i japë komisionit një mandat të ri apo do të tentojë të miratojë vetëm kapitujt e kaluar me konsensus në komisionin e reformës zgjedhore.
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.