01:25 "Fiks Fare"
02:00 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
SHBA, Ron Paul ndërpret fushatën
14/05/2012 21:20

SHBA, Ron Paul ndërpret fushatën
Ron Paul, rivali i vetem i Romney i mbetur ne gare per te fituar emerimin per president brenda republikaneve
Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ron Paul, lajmëroi ditën e hënë për ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së tij brenda partisë.

Paul është i vetmi që ka mbetur në garë përballë Romney, i cili ka një epërsi të pakthyeshme, por i duhen ende disa pikë për të arritur garancinë matematikore se do të jetë ai që do të sfidojë Obamën në zgjedhjet e nëntorit.

Zyra e fushatës së ish-kongresmenit teksan lajmëroi se vazhdimi i fushatës do të kishte nevojë për miliona dollarë të tjera, të cilat ai nuk i ka.

Megjithatë, 76-vjeçari nuk ka ndërmend
Zgjedhjet ne SHBA
të tërhiqet nga gara dhe do të vazhdojë të përpiqet të fitojë delegatë të rinj, në shtetet e ardhshme në të cilat do të votohet.

Aktualisht, Paul numëron 104 delegëtë dhe Romney 966. Në mënyrë që një kandidat të konfirmohet zyrtarisht nga republikanët duhet të fitojë 1 144 delegatë.

Më parë, Paul ka pranuar se nuk ka asnjë shpresë tashmë për të fituar emërimin zyrtar, por ka theksuar se dëshiron të shkojë deri në fund, pasi republikanët “kanë nevojë për të përballur idetë e tyre brenda partisë”. / Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.