06:08 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Daniel Craig, jo një James Bond i vërtetë
14/05/2012 11:50

Daniel Craig, jo një James Bond i vërtetë
Daniel Craig në sheshxhirim
Daniel Craig ka marrë famë ndërkombëtare falë interpretimit të agjentit 007 në vitet e fundit, por kjo nuk do të thotë se ka aftësitë e James Bond.

Aktori britanik xhiroi vetë disa nga skenat e filmit më të fundit të agjentit 007 me titull ‘Skyfall’, por një “kopje” e tij bëri punën më të vështirë duke xhiruar skenat që ishin vërtet të rrezikshme.

Sheshxhirimi për momentin është zhvendosur në Adana të Turqisë.



Filmi i tretë James Bond me Daniel Craig, me regji të Sam Mendes, do të dalë në kinematë e gjithë botës më 26 tetorin e ardhshëm. Regjisori ka dashur të sjellë një Bond paksa ndryshe nga ai i penës së Ian Flaming.


“Nuk do ta kisha marrë kurrë regjinë e filmit nëse nuk do të kisha pasur mundësi të vija diçka timen në të. Kur të bëhet montazhi, do të duket se cili është ndryshimi”, ka thënë Mendes në konferencën për shtyp.



Mendes dhe Craig po punojnë ngushtë për realizimin e filmit të 23-të të James Bond, i cili nuk do të ketë lidhje me kapitujt e mëparshëm dhe do të ketë një buxhet prej 230 milionë dollarësh.



/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga kinemaja
Aktori i “Sopranos”, James Gandolfini ndërron jetë
James Gandolfini, i cili u bë i famshëm me rolin e bosit të mafias në “The Sopranos”, duke i dhënë një kthesë bashkëkohore si vizitues i një terapisti për ankthet e moshës së mesme, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak në Itali, ka thënë një zëdhënëse e HBO-së dhe menaxherët e aktorit gjatë së mërkurës.
Angelina Jolie viziton refugjatët sirianë
Muajin e kaluar zbuloi se i ishte nënshtruar një mastektomie të dyfishtë pasi kishte marrë vesh se kishte 87% mundësi të prekej nga kanceri në gji, ndërsa tani Angelina Jolie ka rinisur punën e saj humanitare me refugjatët sirianë.
Libër mbi jetën e Ava Gardner
Është një nga yjet e kinematografisë botërore që ka bërë të ëndërrojnë breza të tërë me bukurinë dhe interpretimet e saj: Ava Gardner.
Film për minatorët e Kilit
Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite më parë mbetën të bllokuar nëntokë në Kili për rreth dy muaj, duke shpëtuar më pas të gjithë mrekullisht.
“Dueli” De Niro-Travolta
Një lloj dueli, plot me tortura dhe gjak, është “Killing Season”, filmi me regji të Mark Steven Johnson, i prezantuar këto ditë në Taormina Film Fest.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.